E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektbuxheti 2012, miratohen 8,3mld lekë për rrugët rurale

Miratohen 8,3mld lekë për rrugët rurale. Komisioni kuvendor i Ekonomisë filloi dje diskutimin nen për nen të projektbuxhetit për vitin 2012. Dje u mor në shqyrtim infrastruktura rrugore. Drejtori i Fondit Shqiptar të Zhvillimit, Benet Beci, raportoi për ecurinë e projektit të Rrugëve Rurale dhe për investimet e parashikuara vitin e ardhshëm në kuadër të këtij projekti. Janë 8.3 miliardë lekë të parashikuara për ndërtimin e rrugëve rurale, nga të cilat 82% janë financime të huaja. Opozita u shpreh e shqetësuar për kriteret e përzgjedhjes së akseve rrugore ku investohet, për copëzimin e investimeve si edhe për mirëmbajtjen e rrugëve që po ndërtohen. Projekti i Rrugëve Rurale parashikon ndërtimin e 1500 kilometrave rrugë, nga të cilat, sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, janë ndërtuar rreth 750. Nga 450 milionë dollarë amerikanë që është vlera e parashikuar e gjithë projektit, Fondi i Zhvillimit raporton se janë tenderuar ose janë siguruar 320 milionë dollarë.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›