Bankat qendrore të Botës ulin “çmimim” e USD me 0.5%
Bankat qëndrore ndërkombëtare marrin një vendim të përbashkët për qetësimin e tregjeve botërore. Rezerva Federale Amerikane, Banka Qëndrore Europiane, Banka e Kanadasë, Banka e Anglisë dhe ajo e Japonisë, kanë vendosur reduktojnë me 50 pikë bazë normën e interesit mbi transaksionet në dollarë. Ky vendim i institutive qëndrore ndërkontinental, ka bërë që vetëm për pak minuta bursat të ndryshojnë tendencë, duke performuar në pozitiv. Bankat qëndrore kryesore të botës në një deklaratë të përbashkët kanë komunikuar se do të aplikojnë veprime të koordinuara për të parandaluar mungesën e likuiditetit në sistemin financiar global. Në komunikatën zyrtare lexohet ndër të tjera se qëllimi kryesor i këtyre veprimeve lidhet me uljen e tensioneve mbi tregjet financiare si dhe reduktimin e efekteve të këtyre tensioneve mbi aftësitë nga ana e bankave për të kredituar familjet dhe bizneset në botë. Një ndihmë kjo për t’i dhënë një shtytje rimëkëmbjes ekonomike. Thelbi I këtij vendimi tregon se kostoja e qarkullimit të kapitaleve mes bankave të ndryshme qëndrore do të ulet dhe për pasojë do të bjerë edhe kostoja e praktikuar kundrejt institutive që japin kredi për individët dhe bizneset. Ulja e normës bazë të interesit nga bankat qëndrore do të jetë efektive nga 5 dhjetori i këtij viti deri në shkurt të vitit 2013. Ndërhyrja e institutive qëndrore botërore i ka nxitur blerjet elektronike në të gjitha tregjet europiane, ku indekset kryesore të Londrës, Parisit, Frankfurtit dhe Milanos të reflektojnë menjëherë në pozitiv. Por efektet janë ndjerë edhe përtej kontinentit. Bursa e Ëall Street-it me indeksin kryesor Doë Jones, ka shkuar në rritje që në hapje të bursave. Ditët e fundit tregjet ndërkombëtare janë tronditur ndjeshëm nga zhvlerësimi masiv që agjencitë ndërkombëtare te ratingut, kanë bërë jo vetëm mbi ekonomitë por edhe në sistemin bankar.