E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Projektbuxheti 2023, KLP te ‘Ligjet’: Kërkojmë shtim të stafit dhe rritje të buxhetit, s’mbulojmë dot as shërbimet bazike

Këshilli i Lartë i Prokurorisë kërkon një staf më të madh në numër dhe shtim të buxhetit 2023 në mënyrë që struktura e re e këtij institucioni të vijojë punë siç duhet. Kreu i KLP-së, Alfred Balla diskutoi në Komisionin e Ligjeve pikërisht projektbuxhetin 2023, ku tha se ky institucion merr buxhetin më të vogël, vetëm 4 % dhe nuk arrin të mbulojë as nevojat bazike si pagesat e dritave apo mbulimi pagave.

“KLP ka propozuar një strukturë të re, ku duhet një ristrukturim i ri. Na mungon zyra e këshilltarit të etikës, na mungon njësia mbështetëse për marrëdhëniet me publikun dhe njësia e informacioni të IT , njësia mbështetëse për trajnimin e prokurorëve dhe nëpunësve civilë dhe kërkojmë që këto të mbështeten nga komisioni. Kërkojmë që nga 65 persona të shkojmë në 78 persona numri total i strukturës së KLP-së. Jemi organ i pavarur, e përcaktojmë vetë strukturën tonë. Buxheti ynë është modest dhe kemi vetëm 4 % të buxhetit qe jep qeveria për organin e prokurorisë në tërësi, ku Prokuroria e Përgjithshme merr 66%, ndërsa SPAK-u dhe BKH marrin 30%”, tha Balla.

Edhe sekretari i Përgjithshëm i KLP për çështjet ligjore, Enis Çervara tha se duhen më shumë fonde për të blerë server qendror që të bëhet dixhitalizmi i arkivës por edhe kasaforta për arsye sigurie të dokumenteve.

 “Ne kemi bërë edhe një kërkesa sa i takon disa pajisjeve, për blerjen e një serveri qendror, një program për dixhitalizimin e arkivës dhe për arsye sigurisë duhen kasaforta. Buxheti i 2023 na ul shpenzimet koherente dhe pagat me një vlerë të konsiderueshme dhe sot ne nuk kemi fonde as për nevojat bazike si drita dhe ujë. 75 % e buxhetit tonë shkojnë për shërbime të goditës, mirëmbajtje pastrim, ruajte dhe drita. Shuma e akorduar është minimale për ne për të plotësuar dhe nevojat bazike”, tha Çervara.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›