E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektbuxheti, sa rriten pensionet e fshatit dhe te qytetit

Rritja e pensioneve ne qytet vitin e ardhshem do te jete 10 per qind, ndersa per fshatin 20 per qind, sipas percaktimeve perfundimtare ne projektbuxhetin e 2009. Sic eshte njoftuar tashme nga qeveria efektet e rritjes do te nisin qe nga 1 maji. Numri i kontribuuesve ne vitin 2009 parashikohet 51 mije persona me shume se, ne vitin 2008, ndersa vetem ne sektorin privat ne qytet parashikohet nje rritje e numrit me rreth 41000 persona. Ne total numri i kontribuuesve parashikohet te arrije ne 729 mije persona. Duke pasuar parasysh vazhdimin e reformes se rritjes graduale te moshes se daljes ne pension, numri i pensionisteve parashikohet te arrije ne 531.5 mije persona nga rreth 527.5 mije qe eshte aktualisht. Mbi kete baze raporti i vartesise se sistemit kontribuues/perfitues, ne total rezulton 1.37 kontribuues per 1 perfitues nga 1.28 me 1 qe parashikohet ne fund te vitit 2008. Po keshtu, nje nga objektivat e rendesishem te qeverise ne fushen e pensioneve eshte rikuperimi total i efekteve te inflacionit ne masen e pensioneve individuale, rritja e tyre ne perqindje me te larte se, ai indeks, ne funksion e permiresimit te kushteve te jeteses se pensionisteve ne pergjithesi. Po keshtu prioritet mbetet, rritja me ritme te shpejta te pensioneve te ulta e minimale me synimin qe pensionet minimale te plotesojne kerkesat dhe nevojat jetike te pensionisteve, duke mbetur keshtu edhe nje faktor i rendesishem i reduktimit te varferise. Pensionet ne vitin 2009 parashikohen te rriten me 10 deri ne 20 per qind dhe ne kete menyre rikuperohen totalisht efektet e inflacionit, permiresohen te ardhurat mujore te pensionisteve si dhe arrihet te plotesohen objektivat e programit afatmesem, thuhet ne projektbuxhetin e qeverise per 2009. Gjithashtu, perfitimet e tjera nga programe te vecanta te qeverise apo te statuseve do te indeksohen pergjithesisht sipas zhvillimit te indeksit te cmimeve apo edhe sipas mases se indeksimit te pensioneve, sipas kategorive qe parashikohen me ligj. B.H.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›