Arsimi dhe mjeket, rritjet e reja
Perfundimisht rritja e pagave ne sektorin e arsimit dhe shendetesise e percaktuar ne projektbuxhetin e 2009 eshte respektivisht 14 per qind dhe 12.5 per qind. Sipas projektligjit financiar qe tashme eshte per diskutim ne komisionet parlamentare rritja e pagave te mesuesve te sistemit te arsimit parauniversitar do te jete ne nivelin 14 per qind me qellim dyfishimin ne vitin 2009 si dhe rritje te diferencuar te pagave te punonjesve te sistemit te arsimit universitar. Ndersa, ne projektbuxhet eshte percaktuar se, rritja e pagave per punonjesit e sistemit shendetesor te jete 12.3 per qind. Fondi total i pagave per punonjesit e shendetesise parashikohet te jete 2.8 miliarde leke gjate vitit 2009. Gjate vitit te ardhshem gjithashtu do te aplikohet perfshirja e kujdesit Shendetesor Dytesor ne skemen e menaxhimit te fondeve nga instituti i Sigurimeve te Kujdesit Shendetesor, duke synuar menaxhimin me te mire dhe me eficence ekonomike te fondeve publike ne kete sektor. Me shtesen qe do te behet vitin e ardhshem te 44 mije arsimtaret shqiptare do te ndjejne dyfishimin e rrogave. Po ashtu, me shtesen qe do te behet vitin e ardhshem 14 mije infermieret shqiptare do te kene dyfishim te pagave, eshte shprehur ministri i Financave, Bode. Keshtu ne sektorin e shendetesise rritja e pagave e mjekeve dhe infermiereve do te jete me e larte se, per shkak te bazes se ulet qe ato kane. Ne kete menyre do te operohet edhe per pagat e sektorit te arsimit, ku rritjen me te madhe ne perqindje do ta perfitojne punonjesit ne sistemin parauniversitar. Gjithashtu gjate viteve ne vazhdim do te kete nje politike te qendrueshme te pagave per sektorin rendit dhe te ushtrise. Per shkak te detyrimeve qe rrjedhin nga aderimi per anetaresim ne NATO forcat e armatosura do te perfitojne nje rritje vjetore te pages 10 per qind. Ndersa administrata qendrore do te perfitoje nje rritje page mesatare 7 per qind. Blerina Hoxha