E Shtunë, 31 Tetor 2026

TIA: Ngjarja, pasoje e kaosit ne ndertime

Transparency International Albania ka reaguar menjehere pas tragjedise se ndodhur ne Gjirokaster. Me ane te nje deklarate per shtyp, TIA thekson se ngjarja e rende e ndodhur ne Gjirokaster ka ndodhur si pasoje e kaosit ne lidhje me ndertimet ne Shqiperi. Ne deklaraten e tyre, perfaqesuesit e TIA-s theksojne se ndertimet pa kriter ne te gjithe vendin po fillojne te japin tashme efektet e tyre negative edhe ne jeten e qytetareve. Po keshtu perfaqesuesit e Transparency International ne Shqiperi nuk ngurojne te akuzojne pushtetaret ne vend, si njerez te kapur nga korrupsioni i ndertimeve. Ne menyre te vazhdueshme ne raportet e nderkombetareve eshte dhene alarmi ne lidhje me ndertimet pa kriter ne te gjithe vendin dhe te perqendruara kryesisht ne zonat urbane.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›