E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Projekte kërkimore në fushën e gjenetikës mes Universitetit të Mjekësisë dhe The Children’s Memorial Health Institute në Poloni

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Rektori i Universitetit të Mjekësisë, Tiranë, prof. dr. Xheladin Dracini, priti sot në një takim prof. Agnieszka Madej-Pilarczyk, drejtuese e departamentit të Gjenetikës Klinike në The Children’s Memorial Health Institute, Varshavë (Poloni).

Gjatë takimit, prof. Madej-Pilarczyk prezantoi institucionin që përfaqëson dhe shprehu gatishmërinë për të bashkëpunuar me Universitetin e Mjekësisë Tiranë, në kuadër të ndërkombëtarizimit, në projekte akademike dhe kërkimore në fushën e gjenetikës.

Në qendër të diskutimeve ishte edhe shkëmbimi i ekspertizës dhe zhvillimi i iniciativave të përbashkëta, duke forcuar më tej lidhjet ndërkombëtare.

Ky takim përbën një hap të rëndësishëm në zgjerimin e bashkëpunimeve ndërkombëtare të UMT në shkencat mjekësore.

1 nga 5

/k.s/r.e/a.f/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›