Mbështetje me teknologji për gratë sipërmarrëse në përpunimin e kumbullës

TIRANË, 20 shkurt /ATSH/ Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural në bashkëpunim me projektin GIZ Albania, në Dibër dhe Kukës po mbështesin gratë sipërmarrëse me linja për përpunimin e produktit të kumbullës.
Në një njoftim të saj, GIZ Albania bën të ditur se, këto pajisje bëjnë të mundur tharjen diellore dhe elektrike për përpunimin artizanal të produktit, duke ndihmuar në përmirësimin e cilësisë dhe sigurinë ushqimore, si dhe duke përmbushur kërkesën në rritje për frutat e thata tradicionale shqiptare.
Kjo nismë mbështet bizneset e udhëhequra nga gratë në zonat malore, duke krijuar mundësi të reja të ardhurash dhe duke nxitur sipërmarrjen lokale.
Dibra dhe Kukësi janë ndër rajonet që dallojnë për kultivimin e drufrutorëve dhe përpunimi i tyre përbën nja nga drejtimet kryesore ekonomike për bonorët e këtyre zonave.
1 nga 3/r.e/