E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektet, Basha takon ambasadoren çeke

TIRANE- Potencialet që ofron Tirana për investime dhe bashkepunimi per realizimin e projekteve te reja, nisme e bashkise, kane qene ne qender te takimit qe kryebashkiaku, Lulzim Basha zhvilloi me ambasadoren e Republikës së Çekisë Bronislava Tomasova.

Në këtë takim Basha nënvizoi si prioritet të punës së tij zhvillimin ekonomik dhe rritjen e shanseve të punësimit.  Në mënyrë të veçantë  Basha u ndal në projektin e tramit ku  Çekia ka një nga eksperiencat më të mëdha e të sukseshme  të Europës në këtë fushë. Vetëm Praga ka mbi 934 tramvaj.

“Synojme të ndërtojmë dy linja trami në kryeqytet. Një do të shtrihet nga zona  e kombinatit deri në konostudio dhe linja tjetër e tramit do të shtrihet nga terminali i  ri i pasagjerëve për të vijuar përgjatë bulevardit të ri e deri tek sheshi Nënë Tereza”- tha Basha, duke shtuar se mirëpret eksperiencën e çmuar të Çekisë në këtë fushë dhe kompanive Çeke për të realizuar këtë projekt të tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›