E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori britanik: Mbështetje prokurorisë

TIRANE- Prokurorja e Përgjithshme Ina Rama ka pritur sot ne nje takim ambasadorin e Britanisë së Madhe në Tiranë, Nicholas Cannon.

Gjate takimit, ambasadori siguroi kryeprokuroren Ina Rama për mbështetjen nga ana e Ambasadës në punën e saj dhe rikonfirmoi për vijimin e marrëdhënieve të ngushta e bashkëpunuese si me organet e akuzës në Britaninë e Madhe ashtu edhe me stafin diplomatik britanik në Tiranë.

Nderkohe, kryeprokurorja ne fjalen e saj vuri theksin te angazhimi i këtij institucioni në rritjen e profesionalizmit, zbatimit me rigorozitet të ligjit dhe shmangia e çdo ndikimi ekstraligjor nga organet e drejtësisë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›