E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qeveria amerikane, dhurate policise poligon qitjeje

Tirane- Qeveria amerikane i ka dhuruar akademise se policise nje poligon qitjeje me rreze lazer. Gjate ceremonise se perurimit ishin te pranishem ambasadori amerikan ne Tirane, Uithers, ministri i Brendshem, Bujar Nishani si dhe drejtori i Pergjithshem i Policise Ahmet Prenci. Ambasadori amerikan, John Uithers, ka kerkuar nga punonjesit e policise qe te jene me te kujdesshem ne trajtimin e qytetareve. "Kur punonjesit e policise ballafaqohen me kundershtim fizik ne kryerjen e detyrave te tyre, ata jane te autorizuar qe te perdorin forcen e arsyeshme dhe te domosdoshme per te arritur misionin e tyre, si nje e drejte dhe detyre e tyre", deklaroi ambasadori. Sipas Uithers, ky vendim qe ndodh ne cdo moment, duhet te behet pa cenuar te drejten e qytetarit per t'u mbrojtur nga perdorimi i forces se paarsyeshme. Nga ana e tij ministri Nishani i siguroi ambasadorit amerikan, se te gjitha parate e taksapaguesve amerikane dhe te qeverise amerikane, jane shfrytezuar ne sherbim te institucioneve per rritjen e sigurise se jetes, te qytetareve shqiptare.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›