Projektet e kërkimit shkencor, hapen aplikimet për universitetet dhe bizneset

Gjetjet shkencore janë thelbësore për të marrë njohuri të reja dhe për të zgjidhur probleme që lejojnë përparimin e shoqërisë dhe mbijetesën e qenieve njerëzore.
Pikërisht për përparimin e kërkimit shkencor po bashkëpunojnë për herë të parë në vendin tonë universitetet dhe biznesi.
Ministrja e Arsimit Evis Kushi bëri publike shpalljen e thirrjes së parë për aplikime në projekte të kërkimit shkencor, dedikuar bashkëpunimit midis universiteteve dhe bizneseve.
Krahas përfitimeve që kanë bizneset pjesëmarrëse në kërkim shkencor, edhe studentët kanë përfitimin e tyre, pasi kjo është një mundësi mjaft e mirë për t‘u bërë pjesë e punës kërkimore shkencore në laboratorë realë.
Një risi në hulmtim do jetë Regjistri Shtetëror, i cili do të ndihmojë në strukturimin e kërkimit në fushën e publikimeve, duke e ngritur Shqipërinë në një nivel të ri për sa i përket transparencës, cilësisë së kërkimit shkencor.
/rtsh/