E Shtunë, 31 Tetor 2026

Marrëveshja e Ramës me aleatët, ja postet që marrin partitë e vogla

aleatetPara zgjedhjeve Edi Rama firmosi një marrëveshje me aleatët, ku theksohet se poste në qeverinë e re do marrin edhe partitë që nuk do marrin mandate deputetësh, por edhe ato që kanë marrë numër të konsiderueshëm votash. Janë të paktën 4 parti që synojnë të jenë të përfaqësuara në administratë dhe në nivele dytësore në ekzekutiv; Partia Social Demokrate, Partia Demokracia Sociale, Partia Socialiste e Vërtetë 91 dhe Aleanca Popullore. Këto parti kanë kaluar kuotën prej 5000 votash që është sanksionuar në marrëveshjen me Partinë Socialiste. Pritet që këto parti të përfaqësohen në qeverisje në nivel zëvendës/ministrash dhe në krye të institucioneve që janë në varësi të ekzekutivit.

NDARJA E POSTEVE PËR ALEATËT SIPAS MARRËVESHJES ME PS

PARTIA SOCIAL-DEMOKRATE
(SKËNDER GJINUSHI)
- Zv/ministër
- Poste në nivel Drejtorësh e Prefektësh (Qarku Tiranë,
Qarku Lezhë, Qarku Shkodër, Qarku Fier, Qarku
Elbasan)

PARTIA DEMOKRACIA-SOCIALE
(PASKAL MILO)
- Zv/ministër
- Poste në nivel drejtorësh e prefektësh (Qarku Tiranë, Qarku Korçë, Qarku Lezhë, Qarku Shkodër, Qarku Vlorë, Qarku Fier, Qarku Berat, Qarku Elbasan)

PARTIA BASHKIMI PËR TË DREJTAT E NJERIUT
(VANGJEL DULE)
- Ministër
- Zv/ministër
- Poste në nivel drejtorësh e prefektësh (Qarku Tiranë, Qarku Korçë, Qarku Lezhë, Qarku Shkodër, Qarku Vlorë, Qarku Gjirokastër)

PARTIA SOCIALISTE E VËRTETË PSV 91
(PETRO KOÇI)
- Poste në nivel drejtorësh e prefektësh (Qarku Tiranë, Qarku Fier)

PARTIA LIGJ DHE DREJTËSI
(SPARTAK NGJELA)
- Ministër?
-Poste në nivel drejtorësh e prefektësh (Qarku Tiranë)

PARTIA KRISTIAN DEMOKRATE
(MARK FRROKU)
- Ministër
- Poste në nivel drejtorësh e prefektësh (Qarku Tiranë, Qarku Shkodër)

PARTIA ALEANCA POPULLORE
(ARTUR DOJAKA)
- Zv/ministër
- Poste në nivel drejtorësh e prefektësh (Qarku Tiranë, Qarku Korçë, Qarku Lezhë, Qarku Shkodër, Qarku Vlorë, Qarku Fier, Qarku Berat, Qarku Elbasan)

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›