E Diel, 1 Nëntor 2026

Projekti TAP i gazsjellesit qe do kaloje neper Shqiperi neser nis paraqitja e tij

Ditën e shtunë, në datë 1 tetor, 3 kompani të mëdha ndërkombëtare që operojnë në fushën e gazit, do të paraqesin para autoriteteve të Azerbajxhanit projektet e tyre për ngritjen e rrjetit të transportit të gazit natyror nga deti Kaspik drejt Evropës.

Njëri nga këto 3 projekte, ai Trans-Adriatik, parashikon që një degëzim i rrjetit të gazsjellësit të kalojë edhe në vendin tonë.

Lindberg, menaxher i përgjithshëm i TAP-it për Shqipërinë, tregon disa nga avantazhet që ka projekti i tyre, në përballje me 2 projektet e tjera për ndërtimin e këtij rrjeti gazi.

“Ajo që është kryesorja, është që projekti ynë ka shtrirjen më të shkurtër dhe është më i realizueshmi financiarisht.

Ne jemi më të avantazhuar edhe teknikisht.

Fakti që mbështetemi nga 2 kompani lider botërorë në fushën e energjetikes siç janë kompania I-on, apo Statoil , do të thotë që kemi kapacitetet financiare dhe teknike për realizimin e projektit sipas standardeve të përcaktuara nga banka evropiane për rindërtim dhe zhvillim.

Përveç kësaj, projekti trans-Adriatik, mund të sjellë gaz përmes një rruge të re, duke krijuar kështu mundësi të reja për gazifikimin e vendeve të tjera në rajonin e Evropës jug-lindore përfshirë këtu edhe vendin tuaj Shqipërinë.

Unë mendoj që është e nevojshme ngritja e një rrjeti gazi në këtë rajon, pasi kjo do i hapte rrugë realizimit të projekteve të tjera në një periudhë afatgjatë”, tha ai.

Lindberg ka folur konkretisht edhe për përfitimet që vendi ynë do të ketë me realizimin e këtij projekti për transportin e gazit.

Projekti i gazsjellësit Trans-Adriatik do të mundësojë transportin e gazit natyror nga deti Kaspik drejt kontinentit evropian.

Me një gjatësi prej 520 kilometrash, tubacionet do të kalojnë nga Greqia ne Shqipëri e për të përfunduar në Itali.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›