Projekti, Tiranë-Elbasan, 31.5 km
Rruga e re, Tiranë-Kërrabë-Elbasan, do të ketë një gjatësi 31.5 km nga 54 që është aktualisht, me 2.5 km tunel dhe e konceptuar si autostradë me 4 korsi. Këto janë të dhënat paraprake të projektit të ri për ndërtimin nga e para të rrugës, të cilat presin aprovimin e qeverisë për nisjen e punimeve. Projekti u prezantua dje në Elbasan, në një ceremoni të organizuar nga Dhoma e Tregtisë. Zv.ministri i Transporteve, Ernest Noka, tha se qeveria është e angazhuar t‘i zhvillojë rrugët. Projekti i prezantuar nga një firmë private vendase vlerësohet në rreth 170 milionë euro. Rruga është asfaltuar rreth vitit 1960, me gjerësi 6 metra e asfaltuar. Aktualisht janë 8 mijë automjete që lëvizin dhe parashikohet që numri të arrijë në 80 mijë.