E Diel, 1 Nëntor 2026

Delegacionin kosovar nuk ka kush ta presë

Prej dy ditësh në vendin tonë ka mbërritur një delegacion kosovar, i përbërë nga punonjës të administratës shtetërore, kryesisht nga ministritë. Qëllimi i vizitës së tyre ishte njohja nga afër e stilit të punës së administratës tonë, nisur nga eksperienca. Vizita e tyre rastisi pikërisht kur administrata shtetërore është e përfshirë në fushatë zgjedhore. Një punonjëse e arkivit qendror të Kosovës, ditën e takimit në Ministri të Financave tha për "Shqip" se nuk kishin pasur mundësi të takonin asnjë nga krerët e lartë, përveçse sekretaret. "Jo vetëm këtu në Ministri të Financave, por edhe tek institucionet ku kemi qenë dje dhe sot, duket e njëjta situatë", tha ajo. Atyre nuk u mbeti asgjë tjetër vetëm të bënin foto mes tyre përreth ambienteve të ministrisë, ndërsa më pas vijuan drejt Ministrisë së Integrimit, me shpresë se dikush do t‘i priste.

Tatimet

Është institucioni më pak informues rreth publikimit të të dhënave. Në faqen zyrtare kanë mbetur shifrat e 7-mujorit të vitit 2007, kurse për sa i takon raportimit me mediat, konferenca e fundit nuk mbahet mend. Edhe pse trajnon bizneset si t‘i paguajnë taksat online, Tatimet nuk janë në gjendje të hedhin të dhënat në faqen zyrtare të internetit.

Doganat

Ndryshe nga Tatimet, administrata doganore rezulton më transparente në publikimin e të dhënave. Me ikjen e Përparim Dervishit, situata ndryshoi dhe Drejtoria e Përgjithshme e Doganës ka dy muaj që nuk publikon asnjë informacion rreth nivelit të arkëtimeve, sikurse e bënte gjithmonë në datat 7-8 të çdo muaji.



Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›