Çelsi, 45.7 milionë euro për David Vijën
Çelsi po mendon të paraqesë një ofertë zyrtare te Valencia për sulmuesin David Vija. Sipas "The Independent", blutë e Londrës janë të gatshëm të paguajnë 45.7 milionë euro, duke shpresuar se do të realizojnë transferimin e 27-vjeçarit. Klubi spanjoll u ka bërë të qartë anglezëve se duhet të paguajnë një shifër të konsiderueshme nëse dëshirojnë Vijën. Ndërkohë, gjatë merkatos Valencia pritet të shesë shumë yje të skuadrës, për të ulur borxhet që kapin shifrën 457.5 milionë eurove.