Qeveria "njeh" krizën, pranon kërkesat
Ndikimet e krizës ekonomike në botë po reflektohen edhe në Shqipëri, duke e detyruar qeverinë, që pas shumë apelesh nga ana e komuniteteve të ndryshme, të pranojë realitetin. Ministria e Financave ka pranuar një nga pesë kërkesat e paraqitura nga industria tekstile, duke pranuar heqjen e tatimit mbi fitimin, ndërsa pikat e tjera nuk do të preken. Burime pranë dy kampeve konfirmojnë faktin se shumë shpejt do të nxirret vendimi për heqjen e tatimit mbi dividentin për subjektet që prodhojnë veshje me material porositësi, pra industria fasone, kurse për kërkesat e tjera nuk është marrë një vendim.
Prej katër muajsh, biznesi i tekstileve po has në vështirësi në shitjen e mallit, pasi në vendet ku bashkëpunon, ka rënë rendimenti i kërkesës. Kërkesat e tyre janë bërë publike me kohë, por qeveria nuk i ka marrë parasysh, me faktin se "nuk ka krizë ekonomike në Shqipëri". Tashmë realiteti ka ndryshuar dhe Ministria e Financave po vlerëson situatën, pas një testi të bërë për tremujorin e parë mbi tregun e punës. Fasonët kishin kërkuar përjashtimin nga sigurimet për punonjësit e rinj nga 6 muaj deri në 1 vit, përjashtim nga TVSH-ja deri në shmangie të krizës dhe rimbursim të kësaj takse.
Marrja e parasysh e kërkesave të biznesit nga ana e qeverisë tregon qartë shenjat se kriza financiare ka prekur dhe vendin tonë. Vetëm në tre muajt e parë të vitit, në sektorin e tekstileve dolën të papunë rreth 10 mijë vetë. Sipas organeve tatimore, ky sektor ka të regjistruar punonjës në bordero rreth 66 mijë, por biznesi fason pretendon se janë gati 100 mijë, duke përfshirë edhe ata individë që punojnë në shtëpitë e tyre me porosi.
Shumë shpejt, të martën që vjen, Kryeministri Berisha, së bashku me ministrin e Financave dhe ministrin e Ekonomisë, do të zhvillojnë një takim me grupet e interesit, nga ku pritet të mësohen lëvizjet e ardhshme rreth politikave fiskale. Takimi do të zhvillohet në kuadër të ngritjes së Qendrës Kombëtare të Licencave dhe ku pritet të marrin pjesë rreth 50 biznese.