E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti "WARM", 20 familje perfituese

Rreth 20 emigrante te cilet kane vendosur te kthehen ne Shqiperi do te perfitojne nga projekti i Bashkise se Tiranes dhe do te kene mundesine te krijojne sipermarrjet e tyre. Projekti i Bashkise se Tiranes se bashku me Departamentin e Politikave Ekonomike dhe te Zhvillimit i Komunes se Romes, parashikon dhenien e kontributeve pa kthim ne mbeshtetje te krijimit dhe zhvillimit te ndermarrjeve. "Jene rreth 20 perfitues ne kete faze, te cilet me ndihmen dhe asistencen financiare qe do te jepet do te mund te krijojne sipermarrjet e tyre ne fusha te ndryshme te sherbimeve, te artizanatit, apo edhe ne fushen e bujqesise", eshte shprehur nenkryetarja e Bashkise se Tiranes, Albana Dhimitri. Ndersa po dje, ne nje mbledhje te posacme, Keshilli Bashkiak i kryeqytetit vendosi qe sheshi prane stacionit te trenit te marre emrin e albanologut te njohur hungarez, Baroni Franc Nopce. Ky vendim eshte marre nga anetaret e Keshillit Bashkiak ne pranine e kryetarit te Bashkise se Budapestit, z. Gábor Demszky, qe ndodhet per nje vizite disaditore ne Tirane. Ky i fundit ka mirepritur vendimin e Keshillit Bashkiak, por nuk ka harruar te jape edhe porosite e radhes per pastrimin e Tiranes, dhe gjetjen e nje menyre per trajtimin e plehrave.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›