E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bebja e brishte qe u ngjiz ne Greqi

Fatos Salliu
Tre vitet e marteses jane kurorezuar me se miri per nje cift nga Elbasani, emigrante ne Greqi. Edhe pse bebja e tyre ka lindur pikerisht diten e vitit te brishte, Leonard dhe Roza Dragoti nuk mund te fshehin emocionet dhe lumturine qe i ka perpire qe prej momentit kur degjuan te qaren e pare te vajzes qe e kane pagezuar me emrin Najada. Pasi bene dasmen dhe gezuan muajin e mjaltit, ata vendosen te emigrojne ne Greqi. Roza tregon, per gazeten "Koha Jone", castet pasi u be nene dhe se martesa ishte nje dite shume e bukur per ate dhe bashkeshortin. "Jam mjaft e lumtur qe ka lindur me 29 shkurt, ne nje vit te brishte. Vertet do t'ia festojme rralle, por mendoj se ditelindjet e saj do te jene teper te bukura dhe te vecanta. Pastaj duke ja festuar nje here ne kater vjet ditelindjet e saj do jene te medha. Pasi te rris pak vajzen time te bukur, do te mendoj per djalin. Uroj te gjitha nenat qe kane lindur ne kete date", shprehet ajo.
Dasmen e mban mend si nje dite shume te vecante, deri ne momentin qe u eshte dashur te emigrojne per shkak te kushteve ekonomike. Por serish ka zgjedhur Shqiperine per te sjelle ne jete foshnjen, prane njerezve te aferm. Thote se me parate e grumbulluara deshiron te ndertoje nje shtepi te bukur per femijet. "Kemi tre vjet qe punojme ne vendin fqinj. Ne fillim vendosem te shtyjme edhe ca kohe lindjen e femijes, pasi deshem qe ai ti kete te gjitha kushtet. Por deshira per te qene nene triumfoi dhe vitin qe kaloi ne vendosem te sjellim ne jete femijen e pare. Mbeta shtatzene dhe pas kontrollit mesova qe kisha vajze", shprehet me emocion Roza Dragoti per gazeten.
Duket se nuk e ka pasur problem faktin se ne Shqiperi preferohet me shume qe krijesa te jete mashkull. Rendesi ka pasur sjellja ne jete e nje femije. "Ne vendin tone kane deshire te lindin djale, sidomos femijen e pare. Por, ne nuk e patem problem. Madje, Leonardi kishte deshire qe femija e pare te ishte vajze. Bashkerisht vendosem qe femijen ta lindim ne Shqiperi, prane njerezve tane", vijon 22-vjecarja e sapo bere nene. Mjeket i kane thene se duhej te lindte me operacion. "Jam mrekulluar kur kam pare vajzen time. Dasma ishte gezim i madh, por te jesh nene eshte dicka me e madhe se kaq. Jo vetem ne, por familja dhe i gjithe fisi ja bere si te shkitur pas vajzes. Te dy me Leonardin vendosem ta quajme Najada", thote Rozi.

ELBASAN
2 Femije erdhen ne jete ne maternitetin e Elbasanit. Roza Dragoti, 22 vjece, ka lindur ne oren 07:00 femijen e pare, vajze 3,300 kg. Ne oren 16:00 ka lindur Mirela Nuredini me banim ne lagjen "Emin Matraxhiu" ne Elbasan. Djali ka peshuar ne lindje 3900 gr.

VLORE
1 Djale ka lindur dje ne maternitetin e vetem te rrethit te Vlores. Femija rezulton me lindje normale dhe peshe 2 kg e 900 grame

SARANDE
2 Vajza linden dje ne maternitetin e Saarandes. Njera ne mengjes, 3.1 kg, lidnje normale. Tjetra ne darke, 2.75 kg., lindje me nderhyrje kirurgjikale

GJIROKASTER
3 Bebe kane lindur ne maternitetin e Gjirokastres. Prej ores 00:01 deri ne oren 19:00 ne maternitetin e Gjirokastres kane ardhur ne jete dy bebe te seksit femer dhe nje djale, me peshe 3,5-3,7 kg e qe gezojne shendet te plote

SHKODER
1 Djale lindi ne maternitetin e Shkodres i cili do te kete mundesine te festoje vetem katervjetorin e tij ne vitin 2012. Luljeta Muca, 28 vjece, eshte nena e bebes mashkull. Femija ka lindur rreth ores 04:00, pas nje operacioni cezarian ne peshen 4 kg e 200 gr dhe ende nuk ka nje emer.

LEZHE
2 Femije kane ardhur ne jete ne maternitetin e Lezhes oret e vona te mbremjes se djeshme. I pari ka lindur nga nje nene e Zadrimes se Lezhes, qe solli ne jete djale 3 kg e 300 gr. Femija i dyte vajze e nje nene nga qyteti i Lezhes, ka lindur me operacion ne oren 19:20 dhe peshonte 2 kg e 200 gr

MIRDITE
1 Lindje u shenua ne maternitetin e Rreshenit. Nena vinte nga fshati Koder Rreshen. Mesohet se lindja ka qene pa probleme dhe eshte pinjolli i ri i fisit Tusha ne kete fshat. Bebja e lindur ka qene e seksit mashkull dhe me peshe mbi 3 kg.

FIER
1 Lindje u shenua dje ne maternitetin e Fierit. Femija eshte i seksit mashkull dhe gezon shendet te plote. Ai doli ne jete me peshen 3 kg e 350 grame. Bebja eshte bir i nje cifti te rinjsh nga qyteti i Fierit.

KORCE
Ne maternitetin e Korces, dje nuk u shenua asnje lindje. Nderkohe nje grua e re ka mberritur dje pasdite ne kete maternitet por deri ne mesnate ende nuk e solli femijen e pritshem ne jete.

BERAT
As ne maternitetin e Beratit, dje nuk u shenua asnje lindje. Por sipas burimeve te atjeshme, tre gra te reja kishin mberritur gjate dites ne maternitet por deri ne mbremje vone asnjera prej tyre nuk kishte kryer lindje.

DURRES
3 Bebe linden ne maternitetin e Durresit, dy femra dhe nje mashkull, me lindj natyrale dhe me operacion, por pa probleme per jeten dhe shendetin e nenave apo foshnjeve.

Emri i nenes: Anila
Emri i babait: Xhevdet
Mbiemri: Cullhaj
Vendbanimi: Sukth
Seksi: Femer
Pesha: 3,600 kg
Ora e lindjes: 14.10

Emri i nenes: Arta
Emri i babait: Ismail
Mbiemri: Vila
Vendbanimi: lagja 14 (Shkozet)
Seksi: Femer
Pesha: 3,800 kg
Ora e lindjes: 03.30

Emri i nenes: Mimoza
Emri i babait: Aleksander
Mbiemri: Blogu
Vendbanimi: Kavaje
Seksi: Mashkull
Pesha: 2,200 kg
Ora e lindjes: 05.00

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›