Projekti, gati punesimi i 250 studenteve te rinj
Te sapodiplomuarit do te kene mundesi punesimi ne subjekte private, firma dhe institucione shteterore, menjehere pas marrjes se diplomes. Ne baze te nje projekti te nisur nga Ministria e Punes dhe qe po zbatohet nga zyrat e punes, do te jene 250 te sapodiplomuar, te cilet kane mundesi punesimi ne kryeqytet dhe 350 te tjere, te cilet do te punesohen ne rrethe. "Aktualisht, numri i te punesuarve eshte shume i vogel, pasi vetem nje numer universitetesh ka mundur te jape diplomat. Do te jete kontingjenti i ri i te sapodiplomuarve, te cilet vetem me ane te nje regjistrimi ne zyrat tona do te arrijne te punesohen ne kompani te ndryshme private, por edhe ne institucione shteterore", eshte shprehur Thoma Melo, drejtori i Zyres se Punesimit ne kryeqytet. Sipas tij, projekti ka per qellim punesimin e te sapodiplomuarve ne keto institucione per nje periudhe te caktuar kohore dhe me pas jane keto te fundit qe vendosin per emerimin dhe nenshkruarjen e kontrates se plote per me te aftet. Deri me tani, sipas Melos, jane punesuar mbi 120 studente te sapodiplomuar, te cilet kane perfituar nga projekti i vitit te kaluar.