E Shtunë, 31 Tetor 2026

Nuk zbatohet sistemi i referimit te vizitave

Mjeket pediater te Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" pohojne se jane te mbingarkuar me pune dhe nuk mund te perballojne 250 rastet, qe paraqiten cdo dite. Sipas tyre, sistemi i referimit nuk zbatohet, pra prinderit perpara se te vizitojne femijet te specialisti duhet te kene kryer nje vizite te mjeku i familjes dhe, me pas, ky i fundit rekomandon vetem rastet e urgjencave per te mjeku specialist. Nga 250 rastet e paraqitura ne pediatri, vetem cereku i tyre jane urgjenca te mirefillta te tjerat mund te trajtohen nga poliklinikat e lagjes. Sipas mjekeve te QSUT-se, dyndja drejt pediatrise veshtireson punen e urgjencave sidomos ne periudhe virozash. "Ne qofte se femija do te paraqitej qe ne fillim ne repartin e lagjes, atehere do te lehtesohej puna e mjekut specialist. Nese do te ulet fluksi i paraqitjes, mjeku specialist do te kete me shume kohe per rastet urgjente dhe femija do te ndiqet me mire", theksojne specialistet e QSUT-se. Kjo situate nuk eshte vetem ne fundjave kur poliklinikat jane pushim, por edhe ne ditet e zakonshme, ku urgjenca e spitalit pediatrik eshte e vetmja qe perballon fluksin e madh te vizitave mjekesore te femijet e vegjel. E njejta situate paraqitet edhe te pavijonet e tjera dhe sidomos tek urgjenca e kardiologjise, ku te gjithe pacientet qe kane probleme te hipertensionin apo me zemren kerkojne ndihmen e mjekeve dhe profesoreve te QSUT-se dhe jo te specialisteve dhe mjekeve te lagjes. Por, ne kete pavijon pervec rasteve te kryeqytetit jane edhe pacientet e ardhur nga rrethet, te cilet anashkalojne mjeket ne qytetet e tyre dhe kerkojne kurim nga mjeket e QSUT-se. Keshtu, ne urgjencen e kardiologjise paraqiten cdo dite rreth 80 raste, te cilet ose kerkojne ndihme mjekesore te shpejte ose jane te ardhur nga rrethet, te cilet paraqiten ne gjendje te rende, por qe nuk kane marre asnje mjekim nga mjeket e rretheve. Sipas personelit te ketij pavijoni, ka me shume se tre muaj qe pacientet duhet te presin radhen per te gjetur nje vend shtrimi dhe me pas kurimi te specializuar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›