E Diel, 1 Nëntor 2026

"Garantojme pjesemarrjen e grave ne parlament"

Hartimi i Kodit te ri Elektoral, per LSI-ne, eshte nje moment shume i rendesishem ne rritjen dhe zgjerimin e pjesemarrjes se gruas ne politike. Madje, per perfaqesuesit e kesaj partie, ky eshte nje hap vendimtar ne demokratizimin e vendit dhe ne procesin e integrimit. Per kete arsye, sipas tyre, saktesimi ne kod i kesaj ceshtje, mund te zgjidhe problemin e nje perfaqesimi me te gjere te gruas ne parlamentin e ardhshem. Njekohesisht, vete kryetari i LSI-se, Ilir Meta, ka shprehur ne vijimesi angazhimin e partise se tij per te imponuar nje pjesemarrje sa me te madhe te grave ne te gjithe organet vendimmarrese politike, qeverisese dhe shteterore ne pergjithesi. Nderkohe qe, pritet te jete komisioni i posacem per reformen zgjedhore, te jape vendimin e tij mbi kete ceshtje.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›