Biberaj: Mbeshtesim perfaqesimin e gruas ne Kuvend
Partia Demokratike shprehet e gatshme te mundesoje perfaqesimin e gruas ne te gjitha nivelet e administrates, perfshire ketu dhe ne vendimmarrjen parlamentare. Per kete arsye, ligjvenesit demokrate jo vetem qe do te japin voten e tyre ne miratimin e ligjit per barazine gjinore, qe pritet te miratohet nen per nen ne Kuvend, por do te shkojne me tej, duke shprehur te njejtin vullnet dhe ne hartimin e ligjit ne Kodin e ri Elektoral. Deputeti i PD-se, Aleksander Biberaj gjate nje prononcimi per gazeten vuri ne dukje faktin se "ne kemi predispozicion mjaft pozitiv per miratimin nen per nen te ligjit per barazine gjinore. Por, nga ana tjeter, jemi te gatshem qe pjesemarrja e gruas ne Kuvend te saktesohet ne Kod, duke respektuar te gjitha kuotat e propozuara mbi kete ceshtje".