E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pango: Eshte nje skenar i stisur

"Tani qe ndoqa dy emisionet tuaja ne televizion, u ftillova se gjithcka eshte e montuar...". Me keto fjale te para, nderhyri me ane te telefonit ne emisionin "Opinion" te gazetarit Blendi Fevziu ne "TV Klan", ish-ministri i shkarkuar i Kultures, Ylli Pango.Fevziu: Si ia vini ju emrin gjithe kesaj qe keni bere?

Pango: Une ia ve emrin nje provokacion, shantazh dhe skenar i ndertuar ne menyre diabolike, ne cinizmin me ekstrem, i cili mund te shkaterronte jeten e cdo njeriu keto dhe ne bote.

Fevziu: Ndiheni fajtor?

Pango: Per kete moment qe ka pare publiku, ku jane prere sekuenca, une e ndjej qe duhet t'i rezistoja ketij provokacioni dhe per ate moment i kerkoj falje publikut. Por ne ate moment dhe ate periudhe qe eshte shfaqur, nuk i kam kerkuar absolutisht asnje raport, dhe nje pjese e pare e kasetes shpjegon shume per pjesen e dyte.

Fevziu: I keni kerkuar marredhenie seksuale kesaj vajze?

Pango: Absolutisht nuk eshte kerkuar asnje marredhenie seksuale.

Fevziu: I keni kerkuar te ekspozohej me rroba banje?

Pango: I eshte kerkuar te ekspozohet sepse ne mjaft nga pavijonet, ekspozohen femra me rroba banje dhe kam menduar qe kete ta bejme edhe ne panairin tone.

Fevziu: Pse duhet te ekspozonte ne shtepine tuaj me rroba banje?

Pango: Perpara se te ndodhte kjo, kjo vajze e cila eshte shume e njohur per mua, dhe nuk eshte njohur aty per here te pare, por ka vite qe njihet, ka ardhur, dhe me vjen cudi si nuk e ka paraqitur kamera, me trecerekun e gjoksit jashte. Kjo ngjarje eshte ne shtepi.

Fevziu: Nje vajze ju ka kerkuar permes nje rekomandimi, te punesohet...

Pango: Kjo vajze e cila ka kerkuar pune, ka ardhur me nderhyrjen e Filip Cakulit, i cili njihet me mua prej 40 vjetesh. Me kete zoteri, qe ka paturpesine te shkaterroje jeten time, m'u kerkua si nder, e mora parasysh. Kur pashe qe notat ishin te mira i ofrova pune, madje edhe pune plotesuese, qe u transmetua sot. Nuk ka pasur asnje nderhyrje sic thote gazetarja e "Top Channel" qe ka qare.

Fevziu: Kesaj vajze i keni kerkuar takim ne shtepi?

Pango: Absolutisht. Kesaj vajze nuk i eshte ofruar pune vetem ne ministri, por edhe ne Institutin Shqiptar te Studimeve Sociale dhe Psikologjike dhe i eshte kerkuar qe te shkoje atje perpara se te shkoja une, pasi kishte edhe njerez te tjere ne Institut qe prisnin. Kjo vajze nuk ka dashur te interpretoje kete gje, e ka mohuar dhe e ka interpretuar sikur une e kam ftuar ne shtepine time. Kamera e "Top Channel" ka kapur poshte "Ylli Pango", nderkohe qe po te shkonte lart do te shikonte "Institutin Shqiptar te Studimeve Sociale dhe Psikologjike".

Fevziu: Kjo vajze eshte pare me mikrofon, duke iu pergjigjur telefonates suaj. Pse e moret ne telefon kete vajze?

Pango: Me kishte marre me perpara dhe me ka kerkuar pune me insistim dhe me ka nderhyre edhe Filip Cakuli. Por nuk jepen ketu telefonata e vajzes, por ato qe kam bere. Ia bera te gjitha keto (makina me shofer) per t'i kryer komoditet. Shoferi eshte zyrtar. Eshte nderhyrja e mikut tim. Edhe ministrat bejne ndere. Kesaj vajze i eshte garantuar qe ne institut do te gjeje njerez, kurse kamera ka fiksuar vetem emrin tim. Eshte kerkuar te vije edhe ne mengjes edhe pasdite. Kjo vajze eshte dashur aty, sepse ka pasur mungese njerezish dhe perderisa kishte nota te mira dhe kisha nderhyrje, mund ta bente kete pune.

Fevziu: Ju kerkoi pune, i ofruar pune ne Ministri apo ne Institut?

Pango: Ne te dyja dhe pastaj nguli kembe per ne Ministri. Ajo vajze nuk erdhi fare ne Institut, me pretendimin se aty mund t'i ndodhte ndonje gje. Biseda e transmetuar sot i thashe se aty ka njerez. Duke pare qe nuk donte, i thashe dakord per ne Ministri.

Fevziu: U punesua ne Ministri kjo vajze?

Pango: Kjo u largua dhe nuk u kthye me fare.

Fevziu: Perse nje vajze me rekomandim duhet te pergjohet? Pasi ka bere pergjimin vajza eshte terhequr, se nuk ka dashur te perzihet. Kjo vajze eshte e njohur apo e panjohur per ju?

Pango: Kjo vajze, eshte larguar sepse me te nuk u realizua dot pjesa e skenarit te pergatitur nga Filip Cakuli dhe padroni i tij, Edi Rama. Kjo vajze ka bere vetem biseda telefonike. Ajo ka pretenduar se une do i them ndonje fjale nga ato qe donte Filip Cakuli. Provokacionin e pare ,Ylli Pango e ka perballuar. Kjo vajze ka ardhur me veshje mjaft te papershtatshme. Vajza ka bere vetem biseda normale. Une do t'i kerkoj prokurorise te zbardhe te gjitha bisedat. Vajza sic erdhi dhe iku, pasi nuk u realizua dot skenari.

Fevziu: Pastaj erdhi nje vajze tjeter. E njihnit kete vajze?

Pango: Vite perpara. Ne nje emision publik si Opinioni juaj, por jo i tille. Per arsye etike se them sot, por jam gati ta them kur te doni dhe ku te doni. Eshte e njohura ime dhe prandaj kam thene qe eshte nje problem personal.

Fevziu: C'domethene e njohura?

Pango: Eshte njohur ne rrethana publike. Kjo vajze me ka kerkuar edhe shkolle, kur kam qene dekan dhe jam perpjekur ta ndihmoj brenda rregullave. E kam takuar edhe vite me pare, por jam habitur nga transformimi i saj kur me doli perpara ne Ministri.

Fevziu: Keni pasur marredhenie me pare?

Pango: Jo. I thashe ku ju kam pare une ju. Momenti i pare ishte i habitshem. Ajo me pas ma sqaroi. I thashe te kerkoj falje dhe pashe qe kish rene shume kile ne peshe. Pas kesaj, une kam ritakuar te njohuren time te vjeter, e cila eshte futur ne rolin e gazetares investigative. Ajo qe ka dale ne "Top Channel" nuk eshte ajo, eshte nje tjeter. Eshte e deshmuar qe une e njoh prej vitesh.

Fevziu: Jeni njohur personalisht?

Pango: Vite me perpara ne studio dhe pastaj personalisht. Padyshim qe e njoh. Ate dite i thashe hajde neser ne oren 10.

Fevziu: Erdhi ne Ministri c'ndodhi?

Pango: Nuk erdhi ne Ministri. I ka rene telefonit, keto jane ato telefonata qe nuk i zbardh "Top Channel" dhe me ka kerkuar kudo, sido qe te ishte puna. I thashe do takohemi pasdite ne Ministri. Nuk erdhi pasdite. Pasdite ne Ministri ka njerez deri vone. Nuk ka ardhur ne Ministri dhe une kam shkuar ne shtepi. Kur kam shkuar ne shtepi jam marre ne telefon nga zonjusha dhe me tha: "A te vij une"? I thashe jam shume i lodhur dhe nuk jam me ne Ministri, jam ne shtepi. Ajo u tregua e gatshme te vij ne shtepi.

Fevziu: Pse duhet ta prisnit ju minister ne shtepi?

Pango: Kam njohje te vjeter me te. Me ka kerkuar pune. Kete njeri e kam ndihmuar. Mora persiper ta ndihmoj. Hap deren dhe shoh nje vajze krejtesisht te transformuar, me nje dekolte te ekzagjeruar. Ishte e njejta vajze. U ngjitem lart dhe fillojme biseden per peshen.

Fevziu: U fol per nje oxhak ne shtepine tuaj...

Pango: Nuk kemi qene prane oxhakut, edhe kjo mund te deshmohet. Filloi biseda per peshen. E gjithe kjo pjese, qe duhet te zbardhet eshte prere. I kam thene qe eshte e habitshme se si mund te bjere njeriu kaq shume dhe pergjigja ka qene qe marre disa ilace, qe mund te me bejne dem edhe ne stomak, por me ato kam arritur te dobesohem kaq shume. Ne raste te tilla i thashe ndodh dicka qe lekura transformohet dhe rrudhet dhe aty eshte kapur ajo sekuence qe i kam thene dale te shoh pak lekuren. Duke pasur parasysh konfidencen e pasur qe perpara me te, kete gje edhe mund t'ia thosha. Pastaj ka ardhur momenti, qe u dha pjesa e amplifikuar per publikun, une per ketu bej apologji te thelle. Provokacione te tilla jane me te vertete nga me te rrezikshmet dhe jane skenare, te cilet jane te palejueshem sepse kane qellim te percaktuar. Nese nje vajze vjen me veshje normale ka shume me pak mundesi te ndodhin gjera te tilla. Kur ka thene te dale nudo, i kam thene jo, me rroba banje.

Fevziu: U ka thene ajo te dale nudo?

Pango: Po.

Fevziu: S'eshte kjo pjese?

Pango: Po eshte. I kam thene jo nudo, me rroba banje. Ketu nuk ka kerkese per seks. Pas kesaj eshte kerkuar pjesa e siperme dhe kjo pjese eshte shkeputur, eshte dhene shume here, me kete pjese eshte bere xhiro boterore, me kete pjese une dhe familja ime jemi te traumatizuar, nderkohe qe kjo gje, i ka ndodhur shume njerezve.

Fevziu: Me thone qe gazetarja eshte filmuar 3 here ne Ministri. Ju thate nje here...

Pango: Ajo, kur ka ardhur ne Ministri ka shume mundesi qe te kete takuar njerez te tjere, por jo mua. Megjithate takimet qe mbaj une mend, jane nje takim te dera, ku po dilja me nxitim dhe pastaj takimi ne shtepi.

Fevziu: Me thone qe vajza nuk ka pranuar te zhvishet, i keni thene ju...

Pango: Perpara se te kalonim ne biseden e daljes me rroba banje per te bere nje ekspoze, kemi diskutuar per renien e saj ne peshe. Kjo pjese eshte hequr.

Fevziu: Si, nje minister merr nje vajze ne shtepi...

Pango: Ky eshte momenti qe e pranoj dhe bej apologji. Nuk i eshte kerkuar seks. Nese do filmoni pozat e saj, me perpara nuk eshte sic e nxjerr aty, dhe pasi ka rezistuar i eshte thene ne rregull s'ka problem, mos u shqetesoni.

Fevziu: I keni thene per mberthecka qe nuk hapen...

Pango: Ky eshte ai momenti per te cilin une pranoj qe rashe pre e provokimit e pamjes se saj dhe faktit qe nje femer vjen kaq naten vone, qe edhe mundet te shikohet, por thjesht te shikohet. Pastaj u la.

Fevziu: Kerkoni falje?

Pango: I kerkoj falje per kete pjese. Ne zyre, kane ardhur dhe kam mbajtur qendrimin me korrekt.

Fevziu: Ju duket e denje per gjuhen e ministri, qe te jeni e denje per kete vend pune...

Pango: E guximshme do me thene qe te kesh guximin te dalesh me rroba banje neper panaire. Kjo pjese mund te interpretohet. Por nuk eshte kerkuar kurre seks.

Fevziu: Si duhet t'i kete permasat nje femer qe duhet te marre pjese ne panaire...

Pango: Ju duhet t'i dini se jeni djale me gusto.

Fevziu: Topalli deklaroi se keni turperuar moralin e PD...

Pango: I jap te drejte Berishes, qe pas asaj goditje shokuese, te mbante qendrimin qe mbajti. Pa dyshim qe ka qene nje qendrim i cili s'mund te ishte ndryshe, pasi kjo media e orkestruar nga Edi Rama dhe vegla e tij Filip Cakuli, ka bere nje skenar diabolik qe s'mund t'i shpetonte njeriu.

Fevziu: Kur moret dijeni per videon?

Pango: Para emisionit me Cashkun. Nuk dija asgje dhe po vrisja mendjen. Fillova te pyes dhe ishte hermetike. E mora dhe Cakulin, me genjeu disa here qe nuk ishte ne Shqiperi. Ka pasur telefonata anonime qe me eshte kerkuar t'i pergjigjem kesaj.

Fevziu: Ju eshte kerkuar qe te jepni para per kete ceshtje?

Pango: Pikerisht pra.Une nuk kam ofruar para. Me kane thene qe eshte nje ceshtje shume e madhe dhe qe digjesh perfundimisht.

Fevziu: E sqaruat kryeministrin, per cfare behej fjale?

Pango: Sqarimi i sotem eshte sqarimi i pare publik. Per te gjithe njerezit qe rrine ne shtepi, kam qene i goditur. Kryeredaktori i ketij emisioni, Armir Shkurti ka konflikt interesi, kunata e tij ka punuar te une dhe me pas eshte hequr per paaftesi. Edhe nga grupi i PD-se qe kane ferkuar barkun, por edhe njerez shume korrekt.

Fevziu: Nese ju merr te pandehur prokuroria cdo te beni?

Pango: Do te kerkoj ato qe thashe ketu sot. Te gjitha kasetat filmike.

Fevziu: Do ta dorezoni mandatin e deputetit?

Pango: Mandatin ma ka dhene zona 38, eshte nje mandat i marre me gjak, me lufte, me djerse, eshte nje mandat qe s'ma ka dhuruar asnje deputet apo kryetar parlamenti. Heqja e ketij mandati nuk i ben mire jo vetem Ylli Pangos, por as PD-se. Te heqesh mandatin do te thote te kerkosh zgjedhje ne ate zone dhe kjo s'realizohet dot.

Do kerkoni heqjen e imunitetit?

Patjeter. Do t'i lutem prokurorise, te verifikoje autenticitetin e kasetave apo videokasetave. Sepse theksoj, ka pjese te prera, ka pjese te zhdukura, ka interpretime, ka edhe heqje emrash, por per emrash po e pranojme, te cilat ndryshojne shume kontekstin.

Une nuk po i qendroj pjeses se hequr, nga ajo pjese qe eshte transmetuar sa fajtor e ndjeni ju veten?

E kam theksuar, per kete pjese kerkoj ndjese publikut dhe bej apologji te thelle qe nuk i rezistova dot nje provokacioni te tille. Ky provokacion eshte ndertuar ne menyre te tille qe zor se i shpetonte Ylli Pango, kesaj radhe.

Deri ku e mendoni pergjegjesine tuaj, ne ate pjese qe eshte transmetuar?

Pergjegjesia eshte qe i kam kerkuar kesaj vajze, ndonese e njihja prej kohesh, prandaj e kam trajtuar ne deklarata si nje problem personal, te shfaqet me rroba banjo duke e menduar si nje kandidate te ardhshme per nje panair turizmi. Por te kerkuarit e kesaj gjeje padyshim qe mund te merret si nje akt negativ dhe padyshim qe edhe nga veshja e saj, edhe fakti qe ka ardhur naten, kam menduar qe mund te realizonte kete gje. Kjo eshte pjesa qe une duhet te mos kisha gelltitur. Gjithsesi, vajza eshte larguar krejtesisht e qete, madje po ta tregonin, jemi cuar shume shpejt, madje tek dera nuk ka dashur te largohej duke me pyetur vazhdimisht, kete material ku ta perkthej, kur mund te takohemi. I kam thene qe do te largohem per disa dite dhe do te flasim ne telefon.

A eshte kjo e mjaftueshme zoti Pango, qe te largoheni nga politika?

Ne politike kane hyre dhe kane dale mjaft njerez, jo vetem ketu, por edhe ne bote. Ne politike ka pasur probleme edhe shume me te renda, por ka pasur edhe largime per probleme shume me te lehta. Une absolutisht politiken nuk e kam konsideruar si nje kusht te jetes sime. Kam ardhur nga bota akademike, i kam sherbyer ekzekutivit dhe politikes se PD-se me perkushtim. Jam i gatshem t'i sherbej nese kryetari i saj, ma jep mundesine.

E dini sa kosto i keni dhene kesaj mazhorance?

Varet nga perfundimi i kesaj telenovele. Per momentin qe jemi mund te them qe ka filluar kthesa ne interpretimin e fakteve nese kasetat do te vertetohen qe jane autentike apo jo.

Po nese ato jane autentike?

Une mendoj qe ketu kemi edhe deshmitare te gjalle.

Cilet jane?

Vajza vete, qe nuk mund ta mohoje biseden qe kemi bere bashke.

Vajza vete eshte pjese...

Pa dyshim. Mos harroni qe ne prokurori vajza do te pyetet si cdo njeri dhe besoj se nuk do ta mohoje dot, se per cfare eshte biseduar. Megjithate them se ka disa menyra per ta gjetur.

Jeni i gatshem te perballeni me drejtuesit e emisionit dhe me vajze qe ka qene ne shtepine tuaj, ne ballafaqim publik?

Une jam i gatshem qe te perballohem me kedo, por theksoj nje gje, vajza per te cilen flisni ju, eshte mbuluar nga "Top Channel". Jane disa vende qe jam takuar me te. Me te thene te drejten, nuk e di se si eshte reagimi i vete vajzes.

Keni tentuar ta kontaktoni?

Absolutisht jo.

Si do ta ndiqni kete ceshtje?

Po fillimisht me median, sic e shikoni erdha urgjent per te deklaruar keto gjera, qe te sqaroj publikun. Pastaj duke iu pergjigjur perpara cdo organi kompetent, per te gjitha problemet, per te cilat po flitet edhe duke i kerkuar opinionit publik edhe njehere qe te kuptoje se pjesa e se keqes, qe pjesa e shantazhit, pjesa e skenarit, e nderhyrjes ne jeten private, eshte aq e tmerrshme, eshte aq shkaterruese per jeten jo vetem te nje njeriu, por te nje familje te tere, saqe ajo pjese e inskenuar qe ka tronditur te gjithe njerezit dhe qe s'i ka sjelle asnje dem vajzes sepse ka dale sic ka hyre, ka dale e qeshur tek dera. Ajo pjese eshte shume me e vogel nese shikohet si nje moment i vetem qe mund t'i ndodhet njerezve ne ato rrethana. Pjesa e demit qe i behet intelektualit, familjes se tere, eshte e jashtezakonshme.

Perfaqesuesi i opozites eshte shprehur se eshte korrupsion i mirefillte, nje vajze kerkon vend pune dhe i kerkohet sherbim trupor...

Kurre s'ka pasur kerkese per marredhenie seksuale. As edhe njehere nuk eshte kerkuar nje gje e tille, e vetmja gje eshte kerkuar te vishet me rroba banjo, per te pare se si duket. Kur ka refuzuar, ka qendruar e qete edhe ka dale pas 2 minutash. Ka marre materialet dhe me ka pershendetur, e iku.

Ka pasur raste te ngjashme me provokime?

Absolutisht, ju e pate qe vajza e pare deshtoi.

Jeni i gatshem te perballeni me punonjesit e "Fiks Fare"?

Natyrisht qe jam i gatshem. Tani jam ne nje situate qe fillon beteja juridike. Kam pasur nje trysni te jashtezakonshme.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›