E Shtunë, 31 Tetor 2026

USAID: Gjykata administrative pengon fondet

Shqipëria rrezikon në të ardhmen përthithjen e fondeve nga programet e Prag Sfidës së Mijëvjeçarit, të menaxhuara nga USAID. Shkak për këtë parashikohet të bëhet moskrijimi i Gjykatës Administrative. Ky ka qenë mesazhi i dhënë nga shefi i misionit të USAID,

Joseph Williams gjatë takimit me bizneset e Dhomës Amerikane. Sipas Williams,  është shumë i rëndësishëm vullneti politik për të plotësuar programin e parë të Pragut, që konsiston pikërisht në ndërtimin e Gjykatës Administrative, me një vlerë totale prej 28 milionë dollarë. Williams u ndal edhe në problematikën e përhapjes së korrupsionit. Sipas tij, ky fenomen pengon seriozisht progresin e vendit. Jemi akoma në mes të rrugës për realizimin e programit të parë, i cili kërkon domosdoshmërisht të përmbushë të gjitha kushtet deri në përfundim të tij. Mosrealizmi i tij çon në vështirësi të kualifikimit të Shqipërisë në arenën e jashtme, që lidhet me përthithjen e investimeve, u shpreh Williams. Drejtori i Misionit të USAID-it theksoi gjithashtu se Shqipëria vazhdon të ketë probleme të rënda në sektorin e energjetikës dhe në atë të infrastrukturës. Do të punojmë për reduktimin e korrupsionit në vend, pasi kjo është një problematikë që pengon zhvillimin. E kemi nisur me trajnimin e prokurorëve, duke e përqendruar këtë punë në zyrat e Prokurorisë së Përgjithshme. Pra, për pjesën e luftës kundër korrupsionit projektin do ta shtrijmë në disa sektorë dhe parashikohen të merren akoma një seri masash, vazhdoi më tej Williams. Ndërtimi i Gjykatës Administrative është një projekt shumë i rëndësishëm për përmirësimin e klimës së biznesit në vend. Tashmë, nuk është më çështje teknike, por duket se ka mbetur peng i vullnetit politik. Programi i Pragut ka një vlerë prej 28 milionë dollarë i ndarë në dy faza, ku është i fokusuar më tepër tek ndërtimi i Gjykatës Administrative.

Last Updated on E Enjte, 06 Maj 2010 19:53

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›