E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projekti i TAP i rendesishem per vendet e Rajonit

Gjate vizites se tij ne Shqiperi, Kryetari i Parlamentit te Azerbajxhanit, Ogtay Asadov, ka zhvilluar takime te rendesishme me zyrtaret me te larte ne vend. Dje, kreu i parlamentit te Azerbajxhanit eshte takuar me Kryeministrin Berisha dhe me ministrin e Ekonomise, Haxhinasto. Z. Asadov i shprehu Kryeministrit vleresimet per reformat e ndermarra ne Shqiperi gjate viteve te fundit, te kurorezuara me anetaresimin e vendit ne NATO dhe ecjen perpara ne procesin e integrimit europian. Shqiperia, - tha z. Asadov, - eshte nje faktor i rendesishem qe i perket familjes europiane. Berisha tha se gjate muajve qe pasuan viziten e tij ne Azerbajxhan jane bere perpjekje pozitive per te zhvilluar marredheniet midis dy vendeve, bazuar ne ndjenjat e sinqerta midis dy popujve qe ruajne lidhje e shkembime te hershme. Ne menyre te vecante, Berisha u ndal ne projektin e gazsjellesit Trans-Adriatik (TAP), duke e cilesuar ate, nje projekt vizionar, varianti me ekonomik dhe me trajektoren me te shkurter, me nje leverdi te madhe per Azerbajxhanin, vendet rajonit e tone dhe Europen Perendimore. Duke nenvizuar se TAP ka mundesi reale qe te perzgjidhet nga konsorciumi i Shah Deniz, Kryeministri theksoi se qeveria shqiptare eshte e angazhuar te permbushe cdo detyrim te saj, ne kete drejtim. Kryeministri pohoi se Shqiperia mbetet e hapur qe, ne kuader te ndertimit te infrastrukturave te rendesishme te gazifikimit ne vendit, te mireprese investitoret azere, qe kane nje ekspertize te madhe ne te kete drejtim.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›