E Diel, 1 Nëntor 2026

Ambasadori austriak ne Bushat nderohet me titullin Qytetar Nderi

Qytetar Nderi i Komunës Bushat është ky titulli që iu akordua Ambasadorit të Austrisë në Shqipëri Florian Rauning nga Kryetari i Komunës Bushat Zef Hila. Në ceremonia festive e organizuar në ambjentet e Komunës Bushat merrte pjesë edhe kryetarja e parlamentit të austrisë Barbara Prammer. Kreu i Komunës Zef Hila në fjalën e tij vlerësoj lartë kontributin e qeverisë austriake në investimet e rëndësishme në territorin e komunës, si në rrjetin e ujësjellësit, apo edhe në investime madhore siç është HEC Ashta.
Pas dorezimit të titullit Ambasadori Rauning u shpreh se ndjehet i privilegjuar që pikërisht nga kjo zonë do coj në vendin e tij në Austri një titull kaq të lartë dhe se ky vlerësim është vlerësim për vendin e tij.
Deputeti i PD-së Gjokë Uldedaj vlerësoj prezencën e kryeparlamentarës austriake si dhe kërkoj intensifikim të bashkëpunimit mes dy vendeve.
“Ndjehem shumë e gëzuar që marr pjesë në këtë ceremoni vlerësimi, por edhe që ndodhem në zonën tuaj. Ndjehem shumë e privilegjuar që në këtë vend ndjej klimen e bashkëpunimit”- u shpreh kryetarja e parlamentit të Austrisë Barbara Prammer
Në ceremonine e dhënies së titullit merrte pjesë edhe ambasadori I shqipërisë në austri Vili Minarolli, Konsulli I Nderit I Austrisë në Shkodër Gjergj Leqejza etj. Bashkëpunimet me Komunës Bushat dhe Austrisë ka vite që kanë nisur ato janë të fokusuara në fushat e infrastrukturës dhe përmirësimit të saj dhe zhvillimit të zonës në tërësi.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›