Shpallen fituesit per Universitetet nis regjistrimi online
Shpallen fituesit për në universitete. Kandidatët mund ta gjejnë listën me rreth 27 mijë studentët, që do të pranohen në ciklin e parë të studimeve me kohë të plotë në 11 insitutcionet e arsimit të lartë në vend neë faqen e internetit të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës.
Këtë vit pranimet për në shkollat e larta sipas Ministrit të Arsimit Myqerem Tafaj kanë pësuar një rritje prej 10%.
Me publikimin e fituesve shpallet i hapur edhe procesi i regjistrimit për në universitete, për herë të parë nëpërmjet internetit. 15 studentëve të ftuar për t’u regjistruar në ambjentet e Ministrisë së Arsimit u mjaftoi një laptop dhe pak minuta kohë për ta quajtur të mbyllur këtë proces për të cilin deri tani duhet të paraqiteshe në sekretarite mësimore të fakulteteve.
Studentet kanë kohë deri më datë 23 shtator për të mbyllur regjistrimin.
Nëse ndonjëri prej tyre nuk arrin ta realizojë procesin online mund të paraqitet pranë sekretarive të fakulteteve. Lista përfundimtare e fituesve do të shpallet nga Agjencia Kombëtare e Provimeve më datë 1 tetor dhe në unviersitete ajo do të publikohet një ditë më pas.