Le garanci shtepine per kolegun tenton te vetedigjet
Mashtrimi nxjerr në qiell të hapur një familje në zonën e Oxhakut në Tiranë. Donika Bastriu, ka pranuar të hedhë firmën për të vënë banesën e saj garanci për një huadhënie të kolegut të saj në tregun e rrobave të përdorura pranë Spitalit të Fëmijëve, pa e ditur se kjo firmë do i kushtonte shtëpinë.
Kolegu i saj Gëzim Muhameti nuk e ka shlyer dot borxhin prej 30 mijë eurosh dhe huadhënësi Klodian Gjonaj, me anë të një procesi në gjykata ka marrë pronësinë e shtëpisë së lënë si kolateral.
Pronësia e re vërtetohet dhe nga certifikata e pronësisë e vitit 2011 e lëshuar nga zyrat e hipotekës së Tiranës.
Mesditën e të martës ndërsa përmbaruesit kanë shkuar të zbatojnë vendimin për nxjerrjen e Donikës nga banesa, kjo e fundit ka kërcënuar se do të vetëdigjej me benzinë.
Policia e cila ka mbështetur përmbaruesit, nuk ka ndërhyrë forcërisht duke pritur gjetjen e një zgjidhjeje mes palëve.
Vetë huamarrësi Muhameti i denoncuar për mashtrim ndodhet jashtë Shqipërisë, ndërsa Donikës i duhet të vuajë mirëbesimin e saj në vendosjen e banesës si garanci për borxhin.