Durres zbulohen 1 ton e 24 kg kanabis sativa brenda ne kamionin e mallrave
Një ton e 24 kilogramë drogë është sekuestruar nga strukturat policore, ndërsa në pranga ka përfunduar dhe transportuesi i saj, Besnik Çelshima, 49 vjeç, banues në Durrës. Operacioni i antidrogës është zhvilluar mbrëmjen e së hënës në pikën kufitare të portit të Durrësit, ku gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë në automjetin trajler renault me targa të kokës AA 858 BD dhe targa të karrocerisë AA R 668; mjet i cili priste të imbarkohej në tragetin “Adriatika” tw linjws Durrws – Bari, është gjetur e fshehur lënda narkotike, më e madhja për nga sasia e kapur ndonjëherë në portin e Durrësit.
Zëdhënja e policisë së qarkut Durrës, Ornela Cako sqaron se droga është zbuluar gjatë kontrollit fizik të këtij mjeti, i cili kryente transportin e paletave me tulla e gurë dekorativ, nga ku rezultoi se në çdonjërën prej tyre ishte fshehur nga një kuti druri me lëndë e narkotike e llojit kanabis sativa.
Shërbimet e Policisë, nën drejtimin edhe të Prokurorisë për Krimet e Rënda Tiranë janë orientuar drejt hetimit të mëtejshëm të rastit, në funksion të identifikimit të personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari.