E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sequi: Hetim të paanshëm për ngjarjen e “21 Janarit”

Ai u pyet për zbardhjen e djeshme të raportit të FBI-së për ngjarjen, duke shtuar se nuk bënte deklarata të përveçme për ngjarjen dhe hetimet.

“Ne nuk bëjmë komente për hetimet. Ne kemi ndjekur me vëmendje deklaratat e bëra dje nga Prokurorja e Përgjithshme dhe të gjithë të tjerët në lidhje me ngjarjen e 21 janarit. Po e ndjekim nga afër zhvillimin e ngjarjeve në Shqipëri. Përpara disa ditësh, së bashku me ambasadën e SHBA-së dhe atë të OSBE-së kemi nxjerrë një deklaratë të përbashkët. Ne kemi thënë që është e nevojshme të zbardhen plotësisht ngjarjet e datës 21 janar”, theksoi ai.

“Është me rëndësi që ky proces të jetë gjithëpërfshirës, i pavarur dhe pa ndërhyrje politike. Është tepër e rëndësishme që të hidhet dritë mbi ngjarjen e 21 janarit. Shqiptarët presin që të vendoset drejtësia. Kemi thënë që ne presim që hetimi të vazhdojë nëpërmjet Prokurorisë në Shqipëri dhe e mbështesim këtë institucion dhe kemi besim të plotë. Dëshiroj që të theksoj është që ne duam sundimin e ligjit. Sundimi i ligjit është ajo që presin shqiptarët”, shtoi.

Ai po merr pjesë në një takim për reformën në drejtësi. “Angazhimin që luan bashkimi evropian për sistemin e drejtësisë në Shqipëri. Gjatë këtyre viteve të fundit BE-ja ka dhënë 100 milion euro për sistemin e drejtësisë”, tha për këtë çështje. /Start/

                                                                                             2012-01-24 11:59
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›