Projekti, "NgaBeogradime dashuri"
PRISHTINE-Redaksia e portalit serb për kulturë, 'Beton', në bashkëpunim me redaksinë e revistës 'MM', nga Prishtina, dhe nën patronazhin e rrjetit evropian të librave, Traduki, viteve të fundit kanë punuar në një seri antologjish të letërsisë së re në Serbi dhe Kosovë. Në muajin mars do të duhej që në Prishtinë të shfaqet libri nga Serbia, "Nga Beogradi, me Dashuri", i përkthyer në gjuhën shqipe, ndërkohë që në Beograd do të shfaqet antologjia e poezisë, prozës dhe dramës, e autorëve shqiptarë nga Kosova -"Nga Prishtina, me Dashuri". Revista 'Beton', me këtë rast, në numrin e saj të fundit publikoi një përzgjedhje të shkurtër të antologjisë kosovare, e cila u botua në shtëpinë botuese Algoritam Media, nga Beogradi. Me këtë rast, 'Beton' nuk harroi të falenderojë Alida Bremmer, nga rrjeti Traduki, dhe Jeton Neziraj, nga Prishtina, por edhe përkthyesve që kryen një pjesë të madhe të punës për këtë publikim: Shkëlzen Maliqit, Fadil Bajrajt, Anton Berishës dhe Naile Imamit. Pjesë e përzgjedhjes së publikuar nga kjo antologji ishin shkrimet e Halil Matoshit (Vranina - prozë), Ilir Gjocajt (Rebeli - prozë), dhe poezitë e Arben Idrizit (Në mesin e të ekzekutuarve ishte edhe një i sëmur mental, Kafshët e duan Atdheun, E pranojmë paqen si një të keqe të domosdoshme), Balsor Hoxha (Qyteti im biseksual, Wag the dog), Trina Gojani (Edhe kështu vdiset), Avni Rudaku (E madhja dhe e vogla) dhe Ervina Halili (Shkatërrimi i njeriut).
(d.b/BalkanWeb)
(d.b/BalkanWeb)