E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qipriotët turq protestë kundër masave tërrepta ekonomike

NIKOSIA - Mijëra turq protestuan sot kundër zvogëlimit të shpenzimeve, të vendosura nga Turqia mbi bashkësinë turke në Qipro.

Mbi 25 000 demonstrues të pakënaqur nga masat e rrepta ekonomike, u grumbulluan në sheshin e pjesës turke të Nikosisë, duke e shndërruar këtë tubim në një nga më të mëdhenjtë e zhvilluar deri tani në këtë pjesë të Qipros.

Për demonstruesit pakoja e masave ekonomike i pengon aftësitë vetëmenaxhuese të tyre. Volumi ekonomik në Qipron Veriore është rreth katër miliardë euro në vit, por për shkak të krizës në sektorin e ndërtimit, u regjistrua një rënie prej 10 për qind. Të ardhurat në buxhet plotësohen nga Turqia, e cila jep rreth 600 milionë dollarë në vit.

Tensionet mes turqve qipriotë dhe Ankarasë u rritën pas tubimit të parë më 28 janar në Nikosia kundër masave ekonomike.
Kjo e detyroi kryeministrin turk, Recep Taip Erdogan ta akuzojë këtë bashkësi për standarde të dyfishta për faktin që merr ndihmë financiare nga Turqia.

Sipas presidentit të qipriotëve turq, Dervish Eroglu, mosmarrëveshjet me Ankaranë dëmtojnë pozitën e tyre në negociatat për bashkimin e ishullit.

Qiproja është e ndarë në pjesën turke dhe greke në vitin 1974.

(e.m/ata/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›