E Diel, 1 Nëntor 2026

“Projekti shkel ligjet e ndërtimit”

Reagimi/Punimet në sheshin “Skënderbej”, flasin ekspertët

Nisja e punimeve nga ana e bashkisë së Tiranës në sheshin “Skënderbej”, ka shkaktuar një reagim të gjerë, ku nuk mungojnë kritikat e ekspertëve për projektin që po përpiqet të implementojë Edi Rama me klanin e tij të betonizimit të kryeqytetit.
Arkitektë dhe profesionistë të urbanistikës janë përfshirë tashmë në debatin për sheshin “Skënderbej”.
Arkitekti Enver Faja është i mendimit se projekti belg nuk mund të harmonizohet me planin francez për qendrën e Tiranës pasi përmban disa shkelje të ligjeve dhe kritereve të ndërtimit.
I njohur si një ndër arkitektët e godinës së Muzeut Historik Kombëtar dhe bashkë-hartues i planit për Tiranën e Madhe, arkitekti Faja thotë se aktualisht duhet zhbllokuar zona e mbetur e unazës së vogël nga ndërtimet, për të lehtësuar trafikun dhe frymëmarrjen urbane në qendër të qytetit. Për arkitektin Faja, tri kullat që parashikohet të ndërtohen në dy fazat e tjera të projektit belg në sheshin “Skënderbej”, janë të gabuara.
Përmes argumenteve profesionale ai vijon të mbrojë mendimin se zemra e qytetit duhet të jetë e hapur dhe jo e mbyllur nga arteriet rrugore.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›