E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji, LSI: Njerezit e hetimit jane nen presion

Levizja Socialiste per Integrim ka denoncuar edhe njehere projektligjin e prokurorise si nje arme qe do te perdoret nga mazhoranca per te goditur institucionin e akuzes dhe per ta vene ate nen varesine e qeverise.

Nje nder pikat me te kritikuara te LSI eshte ajo per shfuqizimin e nenit per mbrojtjen nga procesi penal te prokuroreve. Sipas ish prokurorit dhe anetarit te Komitetit te Pergjithshem Drejtues, Nasip Naco, shfuqizimi i kesaj dispozite i perball prokuroret me presionet e ndryshme qe mund t’u behen nga strukturat policore te komanduara nga pushteti qendror.

“Shfuqizimi i kesaj dispozite i perball prokuroret me abuzimet e mundshme te policise. Shfuqizimi i ketij neni do krijoje pasiguri ne punet e prokuroreve”, theksoi Naco.

LSI ka bere akuza te ashpra edhe per ndryshime te tjera qe ofron ky projektligj, i cili, sipas zotit Naco, ve nen presion te drejteperdrejte Prokurorine e Pergjithshme dhe prokuroret e vecante. Nje dite me pare kryetari i LSI-se, Ilir Meta, i kerkoi Partise Socialiste te terhiqej nga miratimi i ketij projektligji ne bashkepunim me mazhorancen.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›