Terheqja nga Iraku, Withers vlereson Ushtrine Shqiptare

Kryeministri Berisha, pasi falenderoi komandot per kontributin e dhene, tha se Ushtria Shqiptare tregoi se eshte nje partnere e denje e ushtrive te medha aleate. Ne kete ceremoni, mori pjese edhe ambasadori amerikan ne Tirane, Xhon Withers bashke me kryeparlamentaren Jozefina Topalli e ministrat Basha dhe Oketa.
Withers vleresoi me notat me te larta Ushtrine Shqiptare ne misionin e Irakut. Sipas tij, nuk do jete e larget dita kur te vendi jone te hyje me te drejta te plota ne NATO. “Shpreh falenderimet e Qeverise Amerikane per ndihmen e dhene ne vendosjen e paqes ne nje toke te larget. Ju pershendes ne emer te popullit amerikan per kurajon e treguar. Shoh perpara drejt asaj dite kur ju te qendroni perkrah nesh ne NATO”, theksoi ambasadori.
Ne fjalen e tij, Kryeministri Berisha u falenderoi ushtrine shqiptare per misionin e suksesshem. “Ju dhate nje kontribut te jashtezakonshem. Mbrojtet jeten e qytetareve irakiane. Jemi krenare me ju, prinderit, bashkeshortet, femijet dhe familjet tuaja. Mireseerdhet faqebardhe ne vendin tone”, u shpreh Berisha.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code