Vlorë, 200 efektivë policie në gatishmëri për festat
Kreu i policisë së qarkut të Vlorës lajmëron se rreth 200 efektivë policie do të jenë në gatishmëri natën e ndërrimit të viteve. Ai kërkoi mirëkuptim të qytetarëve për përdorim korrekt të fishekzjarrëve për të evituar kështu ngjarje aksidentale gjatë festave.
VLORE- Policia e Vlorës ka marrë të gjitha masat për të përballuar festat e fundvitit dhe njëkohësisht për të siguruar dhe garantuar qetësinë gjatë natës së ndërrimit të viteve.
Këtë e ka deklaruar kreu i policisë së qarkut Vehbi Bushati, i cili në një konferencë për shtyp ka theksuar se janë marrë tashmë të gjitha masat, ndërsa janë në gatishmëri rreth 200 efektivë policie, të ndarë në sektorë të ndryshëm. Janë përcaktuar edhe grupet e punës që do të jenë në gatishmëri në periudhën para dhe pas festave.
Janë marrë masa për mbikëqyrje të pikave të kalimit kufitar, për kontroll të lagjeve dhe zonave rurale pjesë e qarkut.
Kreu i policisë së qarkut kërkoi mirëkuptim të qytetarëve për përdorim korrekt të fishekzjarrëve për të evituar kështu ngjarje aksidentale dhe kriminale gjatë festave.
Bushati garantoi se policia është në gatishmëri të plotë dhe rreth 200 efektivë do të jenë në gatishmëri të plotë për festat.
(O.Zh/ BalkanWeb)