E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji i ri, prokuroret kundershtojne disa nene

Shoqata Kombetare e Prokuroreve ka bere nje sere sugjerimesh per projektligjin e ri qe eshte miratuar me konsensus te dy partive te medha ne Komisionin e Ligjeve ne Kuvend nje dite me pare.

Nje nder nenet per te cilet kjo shoqate shpreh shqetesimin e saj, eshte ai i heqjes se imunitetit te prokuroreve. Ne deklarate theksohet se, imuniteti eshte vendosur per t’i mbrojtur ata perballe veprimeve arbitrare dhe te paligjshme qe mund t’u ndodhin gjate ushtrimit te detyres se tyre.

Nje tjeter nen i kundershtuar eshte edhe ai qe rrit kontrollin e Ministrise se Drejtesise mbi organin e akuzes. Shoqata e Prokuroreve cileson si ne kundershtim me Kushtetuten edhe nenin per masat disiplinore. Ne perfundim, theksohet se marreveshjet mes partive politike nuk duhet te cenojne pavaresine e organeve te drejtesise.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›