Arrestohet për prostitucion një 23 vjeçar
Policia e Durrësit ka arrestuar një 23- vjeçar të akuzuar për shfrytëzim prostitucioni. Arrestimi i tij erdhi pas denoncimit në polici të një vajze me inicialet FM. Ajo është shprehur para togave të zeza se 23-vjeçari Ridjon Alimani e ka shfrytëzuar atë për prostitucion.
DURRES- Ka denoncuar në Prokurori tutorin e saj i cili e ka shfrytëzuar si prostitutë. Ky ka qenë shkaku i arrestimit të një të riu nga policia e Durrësit i cili do të përballet me togat e zeza i akuzuar për “shfrytëzim prostitucioni në rrethana rënduese”.
Të premten, Sektori i Krimeve te Paligjshme ne Drejtorinë e Policisë së Qarkut kreu ndalimin e shtetasit të 23 vjeçarit Ridjon Alimani (Imeri), lindur dhe banues ne Gjorice të Dibrës. Ndalimi i tij u krye për shkak se Prokuroria e Rrethit Gjyqsor Durres ka nxjerrë Urdher Ndalimi ndaj tij , pas kallezimit te bere nga një vajzë me inicialet FM. Ajo ka deklaruat se është shfrytezur nga Ridjon Alimani per qellime prostitucioni.
Policia ka bllokuar automjeti tip BMV me targe TO 93406G ngjyre gri si dhe dy pasaporta shqiptare te cilat i perkasin Ridjon Alimanit. Materialet do ti kalojne Prokurorise se Rrethit Gjyqsor Durres per veprime te metejshme .
(O.Zh/ BalkanWeb)