E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kufiri, Maqedonia ka marre 2500 hektare toke

Qeveria e Maqedonise ka kerkuar nga institucionet kompetente te Kosoves qe "te filloje sa me shpejt procesi i percaktimit te kufirit mes dy vendeve". Zedhenesi i qeverise se Maqedonise, Ivica Bocevski, tha dje se "qeveria vendosi t'u drejtohet institucioneve shteterore te Kosoves qe te filloje sa me shpejt procesi per krijimin e komisionit te perbashket te caktimit te vijes kufitare, sipas marreveshjes nderkombetare te vitit 2001 dhe ne kuader te afateve te caktuara me planin e Marti Ahtisarit".
Politikanet e Kosoves, nga Ibrahim Rugova, tek Agim Ceku, kane deklaruar se nuk e njohin marreveshjen Shkup-Beograd te nenshkruar me 23 shkurt 2001, e cila i dha Maqedonise 2500 hektare toke te Kosoves, ne fshatin Debellde dhe kane ngulur kembe qe ceshtja e kufirit mes dy vendeve te zgjidhet pas percaktimit te statusit te Kosoves. Ata verejne se Serbia nuk mund te kete te drejte te nenshkruaje marreveshje ne emer te Kosoves dhe per Kosoven, por e vleresojne caktimin e ketij kufiri si "nje ceshtje teknike".

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›