“NATO ne Kosove? Sa te jete nevoja"
Departamenti amerikan i Shtetit deklaroi dje se "NATO ka nje mision ne Kosove dhe ai do te vazhdoje derisa forcat e sigurise atje, te jene ne gjendje te marrin pergjegjesine e plote"
Trupat ushtarake te NATO-s, do te qendroje ne Kosove per aq sa te jete nevoja. Kete e ka siguruar dje, zedhenesi i Departamentit te Shtetit, Tom Casey, ne nje deklarate per shtyp. "NATO-ja ka nje mision ne Kosove dhe aleanca ka thene se ate mision do ta vazhdoje derisa forcat e sigurise te Kosoves te jene ne gjendje te marrin pergjegjesine e plote per detyrat qe u kerkohen dhe derisa te besojne se jane ne gjendje ta bejne kete", siguroi Casey. Ai ka shtuar se ne kete kuader, padyshim qe do te kete diskutime te vazhdueshme midis qeverise se re ne Kosove dhe NATO-s mbi cfaredo specifike te ketij misioni.
Casey ka thene se aktualisht nuk ka diskutime mbi mundesine e shtimit te forcave te NATO-s ne Kosove. "Kjo ceshtje i takon komandantit Suprem te NATO-s dhe autoriteteve tjera ushtarake te kesaj aleance, per te shqyrtuar nese ne driten e zhvillimeve te fundit, ata parashohin ndonje arsye per te ndryshuar perberjen aktuale te numrit te forcave ne terren".
Zedhenesi i Departamentit Amerikan te Shtetit, ne takimin me gazetaret, ka rikujtuar edhe njehere se Kosova eshte nje shtet i pavarur dhe ka nje qeveri sovrane. "Cdo marredhenie midis NATO-s dhe qeverise se Kosoves do te perpunohet midis tyre. Cdo vendim mbi forcat e NATO-s i takon vete NATO-s dhe veprimi dhe menaxhimi i forcave te saj do te mundesohet nepermjet marreveshjes aktuale", deklaroi Casey. Duke folur nderkaq per kampin amerikan Bondsteel, ne afersi te Ferizajt, zedhenesi i Departamentit te Shtetit ka shpjeguar se qellimi i kesaj baze amerikane eshte qe te mbeshtese misionin e NATO-s ne Kosove.
Policia, inspektim ne kufirin me Kosoven
"Ne ruajtjen e menaxhimin e kufijve punoni jo vetem per Shqiperine, por edhe per shtetin me te ri ne bote, Kosoven". Deklarata eshte bere nga zevendesministri i Brendshem, Genti Strazimiri, gjate inspektimit te kufirit Shqiperi-Kosove, me drejtuesit e Policise se Qarkut Kukes. Strazimiri ka theksuar se "ne kete situate te krijimit te shtetit te ri te Kosoves eshte detyra jone te mos krijojme asnje boshllek ne administrimin e tyre". I shoqeruar nga drejtori i Pergjithshem i Policise se Shtetit, Kryekomisar Ahmet Prenci, gjate inspektimit ne pikat e kalimit kufitar te Kukesit, Hasit dhe Tropojes, Strazimiri tha se "nuk do te tolerohet asnje shkelje", duke shtuar se "rezultatet e dy muajve te fundit kane treguar aftesine menaxhuese qe ka policia shqiptare per ruajtjen e kufijve". "Ne kete situate te krijimit te shtetit te ri te Kosoves eshte detyra jone te mos krijojme asnje boshllek ne administrimin e tyre", tha ai.
Strazimiri kerkoi edhe qe te kontrollohet cdo segment i kufirit. "Mosreagimi ne kohe i strukturave policore, sjell ngerc ne menaxhimin e kalimeve te paligjshme", vijoi me tej Strazimiri. Ai vuri ne dukje edhe se tanime, pas shpalljes se Pavaresise se Kosoves, Qarku i Kukesit potencialisht eshte kthyer nga nje pozicion periferik ne nje pozicion nevralgjik.