Projektligji për Gërdecin. Mediu: “Kemi leverdi”. Bode: “Nuk e ke pronë private”
Sipas ministrit të Financave, Ministria e Mbrojtjes nuk mbështetej në asnjë ligj. Si e justifikoi ish-ministri Mediu vendimin për kalimin e municioneve te “SAC”. Debati në qeveri. Berisha, Mediut: “Bëje vetë vendimin, mos e impliko Këshillin e Minist
Hyrja
Firma amerikane e licencuar në Gërdec, “Southern Ammunition”, është përmendur për herë të parë në Këshillin e Ministrave më 17 shkurt të vitit 2007. Ministri i atëhershëm i Mbrojtjes, Fatmir Mediu, kishte paraqitur projektligjin që i jepte të drejtën firmës të menaxhonte mijëra tonelata municione, e sipas ish-ministrit, ishte hera e parë që shteti do të dilte me fitim. Ky arsyetim nuk e ka bindur ish-ministrin e Financave, Ridvan Bode, i cili ka debatuar ashpër me Mediun, ndërsa kryesuesi i mbledhjes, kryeministri Berisha, është treguar skeptik gjatë gjithë mbledhjes, madje duke u shprehur se po implikohej kot Këshilli i Ministrave. Dialogu mes anëtarëve të qeverisë flet vetë, e flet më qartësisht se çdo përshkrim. Gazeta “Albania” ofron sot të plotë debatin e parë në qeveri, ku u diskutua oferta e firmës amerikane që ndërtoi Gërdecin. Propozimi i Mediut u hodh poshtë në këtë mbledhje për të ardhur në një tjetër formë, një muaj më vonë, nga ku dhe u miratua.
PROCESVERBAL
I
MBLEDHJES SË KËSHILLIT TË MINISTRAVE MBAJTUR MË DATË 17 SHKURT 2007 PËR PROJEKTVENDIMIN “PËR PROCEDURËN E ÇMONTIMIT, ÇMILITARIZIMIT E TJETËRSIMIT TË NJË SASIE MUNICIONESH TË FORCAVE TË ARMATOSURA, TË DALA NGA ARMATIMI E PËRDORIMI, ME SHOQËRINË AMERIKANE “SOUTHERN AMMUNITION COMPANY”
SALI BERISHA: Ky projektvendim vjen i propozuar nga ministri i Mbrojtjes. Fatmir, kjo është ajo që bën vakuumin?
FATMIR MEDIU (ministër i Mbrojtjes): Kjo është kompania që bën demontimin mekanik. Deri tani ne paguajmë për të bërë demontimin e municioneve. Paguajmë para. 500 dollarë është toni, kurse kjo është një kompani që ofron. Sepse interesi i saj është që duke bërë demontimin mekanik, një pjesë të materialeve firma i përdor për interesin e vet. Kjo është një kompani që vjen, investon në Shqipëri, të gjitha pajisjet dhe teknologjinë dhe bën demontimin në bazë të interesave që ka. Është kompani e licencuar nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes dhe njihet në Departamentin e Shtetit. Njëkohësisht ne kemi sot si praktikë, p.sh., NAMS-në, të cilën ne e paguajmë. Provuam në tri ndërmarrjet që kemi: në Poliçan, Gramsh dhe në ndërmarrjen “Mjekës”. Të tria ndërmarrjet dalin me humbje nëse i futen këtij procesi, nuk kemi asnjë përfitim. Kurse në rastin konkret kompania ofron 1.5 milionë dollarë. Çmimet janë përcaktuar sipas komisionit të çmimit që kemi në Ministrinë e Mbrojtjes, pra dalim me fitim, nuk dalim me humbje. Nuk ka pasur oferta të tjera të ngjashme.
RIDVAN BODE (ministër i Financave): Atëherë ky është një shërbim që po e tenderon Ministria e Mbrojtjes dhe e bën me tender të drejtpërdrejtë, me prokurim të drejtpërdrejtë. Këtu nuk ka ndonjë të dhënë nëse do të dalë me humbje apo me fitim ky aktivitet, kemi vetëm një të dhënë që është 1.2 milionë dollarë, që është…
FATMIR MEDIU: Jo, paguan paraprakisht ai, si nuk dilka me… I paguan paraprakisht kompania. Për mallin që merr del paraprakisht.
RIDVAN BODE: Çfarë del?
FATMIR MEDIU: Ka vënë çmimet për çdo…
RIDVAN BODE: Çmimet nuk janë që i paguan ai, por do t’i paguash ti, pika 1 e vendimit.
FATMIR MEDIU: Më vjen keq, e ke gabim. E ke me sasi sa paguan, e ke në fund fare të relacionit. Janë dy variante: një është me 1 milion dollarë, tjetra është me 1 milion e 600 mijë dollarë, në qoftë se rritet sasia në 20 mijë copë e kalibrit 14.5 mm. Ky është në relacion, lexoje.
RIDVAN BODE: Unë dua në vendim, nuk më duhet relacioni. Vendimi çfarë thotë? Pika 1 thotë: “Ministria e Mbrojtjes të lidhë nëpërmjet MEICO-s kontratën për çmontim… dhe tjetërsimin e municionit të nxjerrë nga armatimi me shoqërinë amerikane kaq e aq, duke përdorur mënyrën mekanike të çmontimit, llojet e sasitë, çmimet sipas pasqyrës nr. 1”. Çmimet janë këto dhe këto çmime janë për koston tonë. Dhe ke një vendim tjetër, një pikë tjetër, pika 6, që thotë: “Të ardhurat e përftuara të trajtohen sipas vendimit kaq e aq, që është një për…
FATMIR MEDIU: Këtu janë çmimet për çdo fishek. Është e sqaruar në gjithë relacionin.
RIDVAN BODE: E para njëherë, kjo bëhet me tender.
FATMIR MEDIU: Jo, nuk bëhet me tender, se nuk ka asnjë kompani që ofrohet.
RIDVAN BODE: Po nuk pati vjen ajo tjetra.
FATMIR MEDIU: Po mirë. Po ktheni përgjigje, ka tri javë që është nisur.
RIDVAN BODE: Dakord, por e kam kthyer përgjigjen. Nuk ke tri javë, por ti e ke sjellë ke gjashtë ditë dhe brenda gjashtë ditëve mes fushatës elektorale nuk mund të kthehet përgjigje.
SALI BERISHA: Ta marrim pak më qetë këtë problem.
RIDVAN BODE: Për mendimin tim ky problem ka këto elemente: këtu kemi të bëjmë me një shërbim publik, ndaç shitje, ndaç shërbim, ndaç çfarëdo që të jetë, minimumi bëhet me tender. Këtu vihet me prokurim të drejtpërdrejtë. Argumenti ligjor ka dy referenca ligjore: një referencë që ka të bëjë me Ligjin nr. 8671, datë 26.10.2000 dhe që ka të bëjë me këto të çarmatimeve. Dhe ku ligji e ngarkon Këshillin e Ministrave të përcaktojë kriteret, pra thotë në Nenin 23: “Këshilli i Ministrave përcakton afatet e shërbimit dhe përdorimit të armëve të Forcave të Armatosura, rregullat për trajtimin e tyre, pas heqjes nga armatimi dhe përdorimi”. Procedurat dhe përgjegjësitë përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Pra Këshilli i Ministrave përcakton vetëm procedura.
Referenca e dytë që i bëhet këtij vendimi, që ju doni ta bazoni në Ligjin nr. 7512 “Për sanksionimin dhe mbrojtjen e pronës private” dhe në Nenin 23 të këtij ligji thuhet kështu: “Kalimi i pronës shtetërore në pronë private bëhet nëpërmjet ankandit, shitjes së lirë të aksioneve, dhënies falas të aksioneve shtetërore, personave fizikë vendas dhe çdo mënyrë tjetër të përshtatshme”. Pra të dyja këto referenca nuk të japin të drejtë që ti të justifikosh këtë. Këtu ke të bësh me një ligj për prokurimet, sepse këtu ligji thotë, detyron, “bëhet përmes ankandit”, por zëvendëson ankandin me kontratë të drejtpërdrejtë.
FATMIR MEDIU: Po pra, se unë nuk kam asnjë mënyrë tjetër veprimi. Kjo është e thjeshtë. Logjika është e thjeshtë. Deri tani zoti Bode unë paguaj për të bërë demontimin, paguaj. Kjo kompani ofron që të më paguajë për bërë demontimin për interesat e saj, se demontimi që unë bëj deri tani është demontim me djegie, me plasje, ku nuk ngelet asgjë për shkak të teknologjisë që firma e interesuar mund ta përdorë. Dhe në tri ndërmarrjet që ne kemi si Ministri e Mbrojtjes asnjëra nuk e merr përsipër se del me humbje. Në këtë rast konkret kompania ofron blerje dhe demontim brenda Shqipërisë për interesin që ka ajo. Ridvan, sikur të merrej gjithë ky municion e të hidhej në det, unë e ti do të ishim të lumtur, por nuk na lë Xhuveli, se ndotet deti. Ja, pra, kjo është logjika.
RIDVAN BODE: Unë po të them aspektet ligjore që kanë të bëjnë me transaksionin që po bën. Ato nuk më interesojnë fare, mua më intereson ky moment: ne po marrim pasuri publike, që janë armë në këtë rast, e po ia japim një privati.
FATMIR MEDIU: Është nxjerrë jashtë përdorimit, është me rrezikshmëri përdorimi, e gjitha siç ndodhi në atë rastin… Është i gjithi municion i tepërt i 40 viteve përpara. Nuk ka asnjë efekt luftarak sot, ka probleme, të cilat krijojnë…
SALI BERISHA: Fatmir, a mund të bëhet një tender për këtë punë?
FATMIR MEDIU: Nuk mund të bëhet tender, se nuk ofrohet asnjë. E vetmja kompani në të gjithë historinë 16-vjeçare që është ofruar është kjo kompani dhe më thotë: “Unë të marr këtë pjesë të municionit…”.
RIDVAN BODE: Po formuloje atëherë, lidhim kontratën e drejtpërdrejtë, autorizohet Ministria e Mbrojtjes të lidhë në formën e prokurimit të drejtpërdrejtë…
SALI BERISHA: Jo, ka ligj të prokurimit publik, e ka ligji i prokurimit publik.
ILIR RUSMALI (zëvendëskryetar i Këshillit të Ministrave): Këshilli i Ministrave nuk nxjerr dot asnjë vendim të vetëm për prokurime, asnjë të vetëm.
SALI BERISHA: Jo, nuk e lejon ligji
ILIR RUSMALI: Ministria e bën vetë, ia ka dhënë ligji autoritetin.
FATMIR MEDIU: E kam parë unë këtë, që Ministria e bën vetë, por ka tri javë që diskutohet me Drejtorinë Juridike në Këshillin e Ministrave. Ju i bëni sot për një sekondë, kur ka tri javë që diskutohet. Kompania ka një muaj që ka ardhur dhe që ka paraqitur ofertën, ka diskutime domethënë intensive me juristët e Këshillit të Ministrave, me juristët tanë për të gjetur zgjidhjen. Kjo është zgjidhja që kanë ofruar të dyja palët. Ridvani bën dhe juristin, dhe financierin. Të kthejë përgjigjen me shkrim, të bëhet ballafaqimi…
RIDVAN BODE: Jua kam kthyer me shkrim, e ke me shkrim. E ke shpërndarë përgjigjen me shkrim? Ka ardhur përgjigje përpara kësaj që solle të 2.8-s. Në ditën e sotme kanë ardhur të gjitha.
MYQEREM TAFAJ: Nuk më ka ardhur përgjigjja.
FATMIR MEDIU: Ore, e shtyni, doni ta lini. Lëreni fare se nuk më intereson.
RIDVAN BODE: Ka dy rrugë: o merret vendim për prokurim të drejtpërdrejtë, ose zbatohet ligji për prokurimet publike…
FATMIR MEDIU: Sa herë diskutojmë gjëra të tilla vihemi në siklet, merre bëje si të duash. Është një municion që rri pa të drejtë në Ministrinë e Mbrojtjes. Absolutisht, e vetmja detyrë që kam unë është ta ruaj, nuk kam asnjë detyrë tjetër, që të merrem me tregtinë e këtij municioni.
SALI BERISHA: Agjencia e Prokurimeve çfarë thotë për këtë rast?
JEMIN GJANA: Fatmiri thotë që këtë municion e kam të nxjerrë jashtë përdorimit. Në qoftë se e ka të nxjerrë jashtë përdorimit ajo nuk figuron më në pasuritë publike të këtij vendi. Në cilin kontabilitet figuron? Në qoftë se unë do të nxjerr një gjë jashtë përdorimit, unë do të gjej mënyrën për ta groposur, për ta hedhur…
FATMIR MEDIU: Tani i fusim nëpër gropa dhe i shpërthejmë…
JEMIN GJANA: A ka ndonjë dokumentacion që është nxjerrë jashtë përdorimit?
SALI BERISHA: Fatmir, e vetmja gjë që nuk kam të qartë unë është pse vjen në Këshill të Ministrave. Këtu nuk jam i bindur, të jem i sinqertë. Sepse ligji i prokurimeve i ka hequr çdo të drejtë Këshillit të Ministrave, ia lë ministrive të drejtën.
FATMIR MEDIU: Është analizuar nga të gjithë. Nuk ka të drejtë të veprojë ministri në këtë rast. Po të ishte për të vepruar ministri, kishte vepruar që javën e parë. Janë mbledhur juristët e Këshillit të Ministrave bashkë me juristët e Ministrisë dhe kjo është rruga për të proceduar. Nuk po i hyj shumë analizës së kësaj tani.
SALI BERISHA: Mbi cilin ligj e bazon këtë Këshilli i Ministrave?
FATMIR MEDIU: Po mirë, referencat janë paraqitur…
SALI BERISHA: Jo, referencat nuk janë të sakta..
RIDVAN BODE: Të dyja referencat unë i thashë: Njëra thotë të shitet publikisht, tjetra thotë përcakton procedura. Këto janë dy referencat ligjore që ke sjellë këtu.
FATMIR MEDIU: Në logjikë të thjeshtë për të vepruar, Ministria e Mbrojtjes, me autoritetin e saj në këtë rast, për këtë mall, i cili është mall jashtë eficence, nuk përdoret për asnjë veprim, për asnjë qëllim ushtarak, ka nevojë për një vendim të Këshillit të Ministrave për t’i orientuar marrëdhëniet me këtë kompani, sepse ka një interes të përfitimit kompania në këtë rast. Po të ishte OJQ do të thoshte: “Po e marr këtë për të tjera”, pra do t’ia kishim dhënë falas. Në rastin kur ka përfitim kompania dhe të jep dhe ty para, se nuk e bën pa përfitim, ta ka thënë…
RIDVAN BODE: Të gjitha rastet kur prona publike shitet apo tjetërsohet janë të përcaktuara nga rregullat. Këtu kemi të bëjmë me një tjetërsim të pronës publike, ndiq rregullat e tjetërsimit të pronës publike. Merr vendim me Ministrinë tënde dhe jepja me këto çmime që ke shënuar këtu. Është e thjeshtë. Këshilli i Ministrave nuk ka të drejtë.
ENO BOZDO: Po në qoftë se vlerën e ka kontabilizuar, e ka zero, ndoshta nuk quhet më pronë publike.
SALI BERISHA: Jo, ka disa rregulla, në fakt.
FATMIR MEDIU: E bëjmë zgjidhjen fare thjesht, pra kjo punë zgjidhet me specialistët e mi dhe specialistët e Ilirit, se këta nuk kanë njoftuar. Bashkë me të mitë të ulen dhe të gjejnë një zgjidhje. Absolutisht nuk kam asnjë problem unë. Të ulen dhe të gjejnë zgjidhjen.
RIDVAN BODE: Zgjidhjen do ta japësh ti, se e ke ti problemin tënd. Kjo do të vinte këtu po të lejohej prokurimi i drejtpërdrejtë.
FATMIR MEDIU: Në asnjë vend të botës nuk bën vaki kështu siç thua ti. Ky mall, i cili është jo mall i imi më, është mall i grumbulluar dhe nga viti 1997, nga të gjitha ato që ndodhën. Unë bëj vetëm ruajtjen, nuk merrem me tregtinë. Unë bëj ruajtjen, unë jap licencën në qoftë se do të ketë për shitje armatimi, i cili është në disponim të Forcave të Armatosura. Çojani Ministrisë së Ekonomisë, nuk merrem unë…
ALDO BUMÇI (ministër i Drejtësisë): Ne si Ministri Drejtësie kemi thënë që duhet të përcaktohen kriteret se si është përzgjedhur kjo kompani amerikane, pra kaq.
SALI BERISHA: Fatmir, e di ku qëndron problemi? Çfarë qëndron dhe çfarë nuk qëndron në këtë vendim? Qëndron për procedurën e çmontimit, çmilitarizimit, tjetërsimit të municioneve të Forcave të Armatosura, që Këshilli i Ministrave duhet ta nxjerrë procedurën. Specifikimi për kompaninë nuk është atribut i Këshillit të Ministrave. Këshilli i Ministrave çfarë mund të bëjë? Autorizon Ministrinë e Mbrojtjes që të përdorë këtë procedurë në këto variante, por nuk është Këshilli i Ministrave që flet për kompani, sipas ligjeve të vendit. Nuk ka tagra të flasë për kompani. Unë kështu e kuptoj këtë. Megjithatë, le të mblidhen ekspertët juridikë edhe njëherë.
FATMIR MEDIU: Në këtë shtet ka vetëm një gjë, vetëm thuhet çfarë nuk duhet bërë. Se si bëhet asnjë nuk ta thotë. Ky është problem i madh, pra kam një muaj dhe nuk po thotë njeri se si duhet bërë. Edhe secili të marrë përgjegjësinë, nuk flasim këtu që unë kam Ministrinë e Mbrojtjes dhe duhet t’i bëj vetëm që të gjitha si Ministri Mbrojtjeje.
SALI BERISHA: Atëherë zëvendëskryeministri ngarkohet të thërrasë ekspertët e tri ministrive për t’i dhënë përgjigje dhe me vendim qarkullues.
FATMIR MEDIU: Dhe unë po e ngre, zoti kryeministër, këtu, të gjitha kompanitë e huaja vijnë, u thuhet “po” nga ana juaj, u thuhet “po” me vullnet politik. Nuk ka asnjë implementim për të ecur më tej. Të gjithë janë te dera, vetëm presin dhe ikin…
SALI BERISHA: Dakord, tani kjo mori një zgjidhje, nuk shkojmë më tutje, zëvendëskryeministri do të marrë, do të konsultohet…
FATMIR MEDIU: Ishallah nuk ikën dhe kjo si gjithë të tjerat…
RIDVAN BODE: Ne e kemi për detyrë, të ngarkon ty ligji... ta lexova ligjin.
FATMIR MEDIU: Ligji më ngarkon mua, kam detyrime që ke marrë përsipër ti në kuadër të NATO-s, që deri në vitin 2010 duhet të bësh të gjithë demontimin.
RIDVAN BODE: Zbato rregullat dhe ligjet.
FATMIR MEDIU: Unë i zbatoj shumë mirë rregullat dhe ligjet, e kam prurë këtu dhe t’i kthej përgjigjen kur është për t’u kthyer. Se ke filluar vetëm një avaz ke, sa herë që vij unë në Këshill të Ministrave do të përgjigjesh, sille mendimin tënd me shkrim, ta jap dhe unë përgjigjen me shkrim. Ke afat kohor për të sjellë përgjigjen me shkrim.
SALI BERISHA: Atëherë, siç thashë, kjo do të konsultohet nga zëvendëskryeministri me të gjitha këto që u thanë. Jeni dakord?
(Të gjithë u shfaqën dakord) Këshilli i Ministrave nuk e miratoi projektvendimin.
16 Maj 2009