I masakruari pranga autoreve

Dy persona janë vene ne pranga per masakrimin e te riut nga Burreli. Sipas policise vendore autoret jane Fatjon Cani 27 vjec dhe Luis Boja 28 vjec te dy nga Klosi. Ende nuk dihen shkaqet e kësaj masakre, nderkohe qe trupi i te riut Fatjon Barmetaj u gjet ne breg te lumit Mat, i varrosur 1.5 metra ne brendësi te zhavorrit. Tre dite me pare ishte shpallur i zhdukur, pas një denoncimi nga familja e tij, kurse mbrëmjen e se martës, u gjet vrare dhe i hedhur ne Mat. Sipas të njëjtave burime, 23-vjeçari, i cili punonte dhe jetonte në Tiranë, ishte nisur drejt Burrelit për të takuar familjarët e tij tre ditë më parë, por në fund të ditës familjarët kallëzuan në polici për mos mbërritjen e tij. Policia e Burrelit po punon për zbardhjen e plote te kësaj ngjarje dhe shkaqe e konfliktit midis dy te rinjve.