E Shtunë, 31 Tetor 2026

Projektligji për arsimin, ja ndryshimet që bëhen

Ministri i Artimit, Myqerem Tafaj

TIRANE- Ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj ka paraqitur sot projektligjin e ri për arsimin. Disa nga ndryshimet që do të pësojë sistemi arsimor janë; Do të mbetët në fuqi sistemi 9 vjeçar, por cikli i ulët nuk do të jetë më katër vjet, por 6 vjet.

Ndërsa nuk do të ndryshojë asgjë për gjimnazet, ku do të vazhdojë të jetë me cikël 3- vjeçar.

Sa i përket gjuhës së huaj ajo do të bëhet provim i detyrueshëm si për 9- vjeçaren ashtu edhe për gjimnazet. Aplikimi i këtyre ndryshimeve do të nisë për 9- vjeçaren, në vitin  2015, ndërsa për gjimnazet në vitin 2014.

Gjuha e huaj do të nisë të mësohet që në fillore, duke nisur nga klasa e tretë, ndërsa gjuha e dytë do të hyjë që nga klasa e shtatë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›