Tavo: Opozita të votojë ligjet me shumicë të cilësuar
Mazhoranca i kërkon opozitës të votojë ligjet me shumicë të cilësuar, të përfshira në rendin e ditës të seancës së sotme plenare. Për nënkryetarin e Kuvendit, Vangjel Tavo, seanca e sotme do jetë edhe prova e forcës për opozitën, e cila vetëm ditët e fundit kërkoi tërheqjen për rishqyrtim të pjesë më të madhe të tyre. “Nuk ka logjikë të thuash që të tërhiqen draftet, projektligji mbrapsht, të rifutet përsëri në proces, që do të thotë të kthehemi prapa të paktën 6 muaj. Janë disa projektligje të cilat janë dhe kusht i BE-së për të marrë ftesën për të qenë vend kandidat për në BE, që do të thotë vonë të paktën 1 vit nga ky proces”, - tha Vangjel Tavo. Ai ka akuzuar opozitën se po mban qëndrime të dyzuara, pasi vetëm tri javë më parë, sipas tij, ajo kishte dhënë konsensusin në konferencën e kryetarëve.