Projektligji për sigurinë në punë, mjek për punonjësit edhe në biznese
Komisioni Parlamentar i Punës miraton projektligjin për sigurinë në punëNdërmarrjet publike dhe private tashmë do të jenë të detyruara me ligj të sigurojnë mjekët në ambientet e punës, si një kusht për sigurinë dhe shëndetin në punë. Projektligji për sigurinë dhe shëndetin në punë i hartuar për herë të parë në Shqipëri, u diskutua dje në Komisionin Parlamentar për Çështjet sociale. Në fjalën e tij, ministri i Punës, Spiro Ksera, theksoi
se ky projektligj u siguron mbrojtje disa grupeve të ndjeshme ndaj aksidenteve në punë, si gratë, fëmijët e personat me aftësi të kufizuar. Çdo punëdhënës i një subjekti publik e privat, vendas apo i huaj, fizik apo juridik është i detyruar të sigurojë shërbimin mjekësor në punë, nëpërmjet mjekut të punës. Hetimi i aksidenteve në punë është risi klasifikimi në 4 shkallë] të aksidenteve, duke u bazuar në pasojat që shkakton aksidenti dhe numrin e personave të dëmtuar. Ky projektligj garanton mbrojtjen e veçantë ndaj rreziqeve në punë të grupeve më ndjeshme siç janë gratë shtatzëna, grave me fëmijë në gji, të miturit si dhe personat me aftësi të kufizuar, u shpreh ministri i Punës, Ksera. Të rejat e ProjektligjitJanë nëntë pika që i janë shtuar projektligjit për sugarin në punë, ndër më kryesorët janë: Detyrimit të punëdhënësit për vlerësimin e rreziqeve që burojnë nga ushtrimi i aktivitetit që në fazën e hartimit të projektit të ndërmarrjes dhe marrjen e masave parandaluese në përshtatje me natyrën e rreziqeve të lindura gjatë punës, si dhe kontrollin e efektivitetit të tyre. Gjithashtu, projektligji parashikon detyrimin e punëdhënësve për të hartuar dokumentin e vlerësimit dhe parandalimit të rrezikut, i cili përmban masat me karakter teknik, organizativ, higjeno-sanitare, që do të zbatohen sipas kushteve specifike të vendeve të punës të aktivitetit. Por, nuk do të mungojnë as ngritja dhe funksionimi i shërbimeve të mbrojtjes dhe parandalimit si dhe Këshillit të Sigurisë dhe Shëndetit në nivel ndërmarrje, shërbime që nuk kanë ekzistuar as si nocion në legjislacionin shqiptar. Në projektligjë parashikohen dhe detyrimet e punëmarrësve, tërësinë e të drejtave dhe detyrimeve që rrjedhin/lidhen me të drejtën themelore të punonjësve për mbrojtje, duke rregulluar veprimet që duhen bërë në situata emergjence ose rast rreziku të rëndë dhe të afërt, duke njoftuar punëdhënësin, punëmarrësin e ngarkuar për çështjet e sigurisë e shëndetit në punë etj. Masat për punëdhënësit Gjithashtu në mos zbatim të këtyre pikave nga subjektet, projektligji parashikon edhe sanksionet. Kështu, ISHP-ja vendos gjobë në përputhje me ligjin nr. 9634, datë 30.10.2006, Për Inspektimin e Punës dhe Inspektoratin Shtetëror të Punës. Brenda në projektligj thuhet se punëdhënësi duhet të marrë masa të veçanta për të përshtatur vendin e punës me këtë kategori punonjësish me qëllim parandalimin e rreziqeve që rrjedhin nga puna. Nga ana tjetër Ministria e shëndetësisë ka merr përsipër kontrollin e zbatimin e projektligjit. Kryeinspektori i Inspektoratit Sanitar Shtetëror në ministrinë e Shëndetësisë, Gazmend Bejtja, ka theksuar gjatë seancës së Komisionit Parlamentar. Përfaqësues të sindikatave të profesioneve të vështira si metalurgët, kanë mirëpritur projektligjin por kanë kërkuar të merren parasysh kërkesat e tyre në rast se janë të pakënaqur me shërbimin e mjekut. Projektligji pritet të kalojë nen për nen për miratim në komision gjatë seancës së ardhshme që mbahet ditën e hënë.Liri Mëhalla