E Shtunë, 31 Tetor 2026

Godo: Prokuroria eshte nxituar me Mediun

Presidenti i Nderit te Partise Republikane, Sabri Godo, deklaroi dje se Prokurorja e Pergjithshme, Ina Rama, kishte marre edhe rolin e gjykateses ne lidhje me kreun e PR-se, Fatmir Mediu. "Nuk e kuptova pse duhet te behej kjo deklarate publike, nuk me duket korrekte kjo as ne forme dhe as ne permbajtje. Kjo, sepse ne pergjithesi hetimet jane te mbuluara nga sekreti dhe behen publike nga momenti qe i kalojne gjyqit", deklaroi Godo ne lidhje me kerkesen e imunitetit nga ana e Kryeprokurores Rama per Mediun. Sipas tij, Prokuroria e Pergjithshme po ben nje veprim te nxituar, sepse ajo me kete ceshtje eshte e perqendruar me shume tek imazhi sesa te thelbi i saj.

"M'u duk nje veprim i nxituar e Prokurores se Pergjithshme, duket sikur ajo shpall nje fushate per te terhequr ne anen e vet opinionin publik dhe kjo nuk ka se cfare i duhet organit te Prokurorise", deklaroi Godo ne nje prononcim per mediat. Sipas tij, ne pretencen publike qe u be nga Prokuroria, kishte nje lloj anesie sipas meje, sepse Fatmir Mediu nuk eshte se i thuri ne zyren e tij te gjitha urdhrat, vendimet qe u moren. Por ne lidhje me fajesine ose jo te ish-ministrit te Mbrojtjes, Mediu, ne lidhje me ceshtjen e Gerdecit, Godo theksoi se kete pergjigje duhet ta jepte vete prokuroria. F.Mejdini


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›