E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroret Berluskoni te dale menjehere ne gjyq

Prokuroret ne Milano do te kerkojne sot zyrtarisht qe kryeministri italian Silvio Berluskoni te dale menjehere ne gjyq lidhur me hetimet mbi marredheniet e tij me nje vajze te mitur.


Komentet i beri per gazetaret kryeprokurori Edmondo Bruti Liberati i cili tha se pas diskutimit te ceshtjeve procedurale kerkesa do ti dorezohet sot gjyqtarit.


Prokuroret ne Milano e akuzojne kryeministrin se ka paguar per seks me nje numer te konsiderueshem vajzash te reja duke perfshire nje kercimtare marokene 17-vjecare pas festave ne rezidencen e tij private.


Berluskoni i cili ndodhet ne nje situate politikisht te veshtire pas percarjes brenda partise ne fuqi mohon se ka bere ndonje shkelje. Ai thote se gjyqtare te majte me motive politike po perpiqen ta heqin nga pushteti.


Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›