E Diel, 1 Nëntor 2026

Shtrenjtohen produktet jetesore rritet kosto e jeteses ne vend

U rriten cmimet e bukes vajit sheqerit gazit karburanteve etj. Te gjitha jane mallra te konsumit te perditshem


TIRAN- Rritjen e cmimeve pergjate muajve te fundit e kane ndjere xhepat e te gjithe konsumatoreve ne vend te cilet per te blere te njejtat gjera do te duhet te shpenzojne me shume para krahasuar me nje vit me pare. Rritja e kostos se jeteses ne vend pasqyrohet edhe ne te dhenat e Institutit te Statistikave i cili konfirmon shtrenjtimin e produkteve te konsumit te perditshem si buka vaji gazi karburantet etj.


Pergjate muajit te kaluar shqiptaret i kane blere ushqimet pijet vajrat buken dhe nenproduktet e tjere te miellit me shtrenjte se nje muaj me pare. Keshtu ne janar kane pesuar rritje te ndjeshme zarzavatet ku pershembull lulelakra eshte shtrenjtuar me 22 per qind patellxhanet me 18.6 per qind specat me 12 per qind sallata jeshile me 9.2 per qind etj. Po ashtu amvisave iu eshte dashur te shpenzojne me shume per blerjen e nje shishe vaji gatimi gjate janarit krahasuar me fundin e dhjetorit. Ne janar vaji sipas INSTAT-it eshte shtrenjtuar me 4.6 per qind.


Rritje cmimesh gjithashtu ka pasur edhe per sheqerin me 2.5 per qind. Per sa i perket bukes nje nder produktet me te konsumuara ne vend INSTAT raporton se ajo ka pesuar nje rritje mesatare prej 1.6 per qind. Perkunder kesaj te dhene te gjithe jane deshmitare te shtrenjtimit te pakten me 10 leke te bukes ne pjesen me te madhe te furrave ne vend pergjate muajit janar.


Ne tabelat e INSTAT-it verehet edhe shtrenjtimi i cigareve me 10.6 per qind.


Rritja pergjate kesaj periudhe perkon me hyrjen ne fuqi te akcizave te reja per duhanin qe prej janarit 2011 duke shtrenjtuar cigaret me te pakten 20 leke. Per tu theksuar eshte edhe shtrenjtimi i karburanteve dhe i gazit. Sipas te dhenave zyrtare rritja per to ka qene ne nivelin e 6 dhe 2.3 per qindve por treguesit ne terren flasin ndryshe. Pergjate janarit nje liter nafte apo benzine eshte rritur minimalisht me 10 leke per liter me shume akoma eshte rritur edhe gazi.



Shtrenjtim eshte verejtur vetem tek produktet jetik sic jane buka gazi vaji sheqer etj. Nisur nga kjo edhe ndikimi ne xhepat e qytetareve eshte me i madh pasi keto jane mallra te cilat blihen thuajse perdite ndryshe nga veshjet apo kepucet pershembull te cilat kane pesuar nje ulje minimale me 0.2 per qind.


Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›